Dy persona kanë humbur jetën nga përplasja e aeroplanit në pistën e Aeroportit Greenville në Karolinën e Jugut.
Imazhet dramatike e marra nga kamerat e aeroportit tregojnë se si aeroplani është ndarë në dy pjesë vetëm pak momente pas rënies.
Mediat lokale kanë njoftuar se në bord ishin katër persona, dy ekuipazh dhe dy pasagjerë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikjes, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e viktimave dhe të plagosurve nga aeroplani.