Në lidhje me gjatësinë ajo që na zë së syri rëndom është burra të gjatë dhe femra që i vinë në sup burrave. Kjo është klisheja. Por tani klisheja është thyer. Tani ka femra të gjata dhe burra që u vinë deri tek supi. Një kombinim që nuk mund të thuash se është interesant, që të mendosh se gratë i pushtojnë në krahë burrat e tyre të vegjël!
Rasti konkret s’ka të bëjë me raportin intim, por shpreh diferencën në gjatësi në mënyrë perfekte. Basketbollistja franceze, Sandrine Gruda, jo vetëm që është mbi 2 metra, por ka veshur edhe taka kur ka shkuar në pallatin presidencial për të marrë dekoratën. Në këtë mënyrë, ajo e ka vënë në siklet presidentin Francois Hollande gjatë momentit kur iu desh t’i vendosë dekoratën Grudas, shkruan voal.ch. Mediat franceze pysin: A është viktimë e një fotomontazhi presidenti i Francës? Jo aspak. Përmasat e basketbollistes janë vërtet gjigante!
ma.me