• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ A është kjo lidhja iraniane e Ilir Metës dhe Vojo Bregut?

by Java News
02/05/2023 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E mbani mend Miliad Lopën? Po ua rifreskojmë pak kujtesën. Tre javë më parë, emisioni Piranjat në Syri TV, publikoi dëshminë e një italiani nën akuzë për grabitje dhe mashtrim të quajtur Gabriele Longinotti. Ai pretendonte se po denonconte lidhjet e Veliajt me inceneratorët. Por pa asnjë provë.

Italiani në fjalë ofroi dhe një foto të një shqiptari të quajtur Miliad Lopa me disa biznesmenë iranianë për të cilët thoshte se ishin anëtarë të forcave speciale të regjimit të Iranit.

Fotoja ku Berisha pretendonte se po pozonte Qasem Soleimani

Pas tij doli dhe Berisha i cili me kompetencën e një të shkalluari shkoi deri aty sa të thoshte se në foto me Miliad Lopën ishte dhe Qasem Soleimani, ish-drejtuesi i forcave speciale iraniane i vrarë me dron nga amerikanët.

Industria e shpifjes dhe mashtrimit arriti nivele të paimagjinueshme, sepse sipas “Piranjave” dhe Berishës, një biznesmen i rëndomtë si Miliad Lopa, na bridhte nëpër kafenetë e Evropës i pashqetësuar së bashku me Qasem Soleimanin, ndërsa këtë të fundit e kërkonin amerikanët për ta eleminuar me çdo kusht.

Por le t`i bëjmë pak më të imagjinueshme dhe më realiste llogaritë. Po ju prezantojmë në vijim me një foto të Miliad Lopës së bashku me Ilir Metën, foto e shkrepur tre vite më parë mes tyre.

Meta dhe Lopa

Sipas logjikës neandërtalase të Piranjave dhe Berishës, i bie që dhe Ilir Meta është lidhje e sektit iranian dhe forcave të armatosura të regjimit atje.

Madje duke e vijuar logjikën e shpifjeve të Foltores, tani na del se edhe emisioni Piranjat është me lidhje iraniane, sepse nëse nuk e dinit, producenti i këtij emisioni, Vojo Bregu, u denoncua nga kryebashkiaku Veliaj si një operator politik i Ilir Metës.

Vojo Bregu i Piranjave ka ushtruar funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë (2013-2017), ai është nën hetim aktualisht për tre dosje korruptive të cilat kanë në fokus batërdinë me tenderat e firmosur nga Bregu.

Bregu dhe Kryemadhi

Mjafton kjo foto e Ilir Metës me Miliad Lopën, që tani Berisha të dalë e të akuzojë dhe Metën dhe Vojon si të lidhur me iranianët.

Por nuk është nevoja që Berisha ta bëjë diçka të tillë, sepse kjo foto s`ka nevojë për akuza boshe si ato të Berishës.

Ekzistenca e kësaj fotoje ndërton një akuzë të re, një akuzë të mirëqënë.

Sepse kjo foto zbardh lidhjen e Metës me personazhe si Miliad Lopa dhe dijenitë e plota të Metës mbi falsitetin e plotë të shpifjeve të qëllimshme që ka sajuar pinguini i tij mediatik Vojo Bregu.

Kjo foto është mëse e mjaftueshme, që investimi i Vojo Bregut me Piranjat të hidhet në erë, duke e ekspozuar jo vetëm si një emision tërësisht në shërbim të Ilir Metës, por edhe si një fole diletantësh që i bëjnë dëm vetes dhe padronit të tyre Ilir Meta shumë se kundërshtarit politik.

Marrë nga Gazeta Dita

Next Post
PD pritet t’i propozojë Kuvendit, Ledio Brahon për Avokat të Popullit

KAS rrëzon kërkesën e koalicionit Berisha-Meta, lihet në fuqi vendimi i KQZ-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In