• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ 7-vjeçari shqiptar emocionon Italinë, dhuron kursimet e tij për fëmijët në nevojë

by
04/01/2022 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët nuk duhet të identifikohen vetëm me imazhe negative si trafikantë, vrasës apo hajdutë. Ka plot shembuj pozitivë në çdo fushë.

Një 7-vjeçar shqiptar në Itali është kthyer në një fëmijë mjaft i dashur pasi ka bërë një gjest që i ka prekur të gjithë. Kolton Ndoj, i ka dhuruar të gjitha kursimet e tij, në derrkucin e vogël, Kryqit të Kuq në Itali.

Edhe pse është vetëm shtatë vjeç, ai donte që dëshira e tij të mos mbetej vetëm në fjalë, siç bëjnë shpesh të rriturit.

Kolton Ndoj ndjek shkollën fillore në Bregnano dhe tashmë i ka mjaft të qarta idetë. Ai do të ndihmojë fëmijët në nevojë. Mediat italiane shkruajnë se ndoshta ai nuk e ka ende të qartë situatën ekonomike në vend, por ai di një gjë, dhe ajo është se shumë fëmijë si ai jetojnë në situata të vështira, madje të kesh një dhuratë nën pemë, për ta nuk është e dukshme.

Nëna e tij, Julanda, tregon: “Ai më tha se donte vetëm një gjë, t’i ndihmonte ata fëmijë. Kështu që mendova se nëse ka një realitet të cilit mund t’i besosh është Kryqi i Kuq, ndaj shkuam tek ata”.

Vullnetarët u befasuan shumë, por edhe u prekën, kur në vigjilje të Krishtlindjes panë të mbërrinte atë djalin e vogël, i cili u ofroi kursimet e tij brenda një derrkuci dhe një buzëqeshje të madhe. Për ta falënderuar, vendosën ta ftojnë në asamblenë e tyre, e cila u mbajt pak ditë më parë, me presidentin D anilo Fasola dhe deputetin Massimo Gilardi , të cilët i dhanë kualifikimin e një të riu nderi vullnetar.

/b.h
Next Post
Detajet/ Kush janë të plagosurit në Tiranë? Sherr me armë mes 2 grupeve, përdoret kallashnikovi

Detajet/ Kush janë të plagosurit në Tiranë? Sherr me armë mes 2 grupeve, përdoret kallashnikovi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In