Dita e sotme shënon 33 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Ky përvjetor e ka gjetur të përçarë këtë forcë politike, ku dy grupimet, ai i kryesuar nga Lulzim Basha dhe ai i kryesuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, do të festojnë të ndarë.
Lulzim Basha ka zgjedhur që bashkë me grupin e tij ta festojë në Pallatin e Kongreseve përvjetorin e themelimit të PD, ndërsa Berisha me mbështetësit e vet në Hotel Tirana Internacional (i njohur si 15-katëshi).
Sali Berisha shihet i shoqëruar nga vajza e tij Argita në ceremoninë festive që pritet të nisë me mbështetësit e Rithemelimit, ne nje salle te vogel te Tirana International. Ku dhe ne adresen zyrtare te Berishes, live nga ceremonia, jepet vetem podiumi dhe ata qe flasin e jo salla.
Në anën tjetër, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij demokratë janë mbledhur në një hotel në Tiranë. Të pranishëm janë edhe Neritan Ceka, Nard Ndoka, ndërsa Silva Caka është përfaqësuesja nga Partia e Lirisë. Nga aleatët është Arjan Starova, ndërsa mungon Mediu e Shehu.
Sali Berisha është shoqëruar nga vajza e tij Argita në këtë organizim për të festuar 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.
Ndërkohë, në këto dy organizime mungojnë deputetët mbështetës të Gazment Bardhi./m.j