• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO / 3.2 miliardë paund në kosh! Tanku që do të ndryshonte historinë është një dështim kolosal

by A R
18/10/2022 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me emrin e luftëtarit të mitologjisë, Ajax, projekti për tankun që duhet të ishte më moderni i ushtrisë britanike, u mbështet fort nga të gjithë. Për prodhimin e tij, u ndanë nga buxheti 5,5 miliardë paund, nga të cilat deri tani janë shpenzuar 3,2. Por edhe pse ishte premtuar se do të ndërtoheshin 589 të tillë, kompania prodhuese ka dorëzuar vetëm 26 tanke, nga të cilët asnjë i vetëm nuk ka arritur të zbresë në “fushën e betejës” pasi nuk ka kaluar testimet.

Për këtë arsye, mediat britanike, BBC, The Telegraph dhe Daily Mail, kanë raportuar se projekti mund të përfundojë shumë shpejt në kosh, duke ngritur dyshime mbi shpenzimin e një shume kaq të madhe, sidomos në kohë krize.

Lajmi vjen në një kohë kur ministri i ri i Financave, Jeremy Hunt, paralajmëroi se do të merren vendime të vështira mbi taksat dhe shpenzimet, pas kaosit të shkaktuar nga vendimet e pararendësit të tij, Kwasi Kwarteng.

Për projektin e ndërtimit të tankut modern u punësuan drejtpërdrejt 800 persona, por në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë 4000 vende pune që ndikohen prej tij. Zyra Kombëtare e Auditit paralajmëroi se pengesat e shfaqura deri tani mund të rezultojnë të pakapërcyeshme.

I ndërtuar nga kompania General Dynamics, tanku Ajax duhet të ishte fjala e fundit e teknologjisë sa i përket mjeteve të rënda luftarake. Por sipas një raporti, deri në dhjetor 2021, më shumë se 300 persona, pjesë të personelit ushtarak, mund të jenë lënduar gjatë testimeve të tij. Tanku duhet të ishte gati brenda vitit 2017, por tashmë që projekti është shtyrë dy herë, në fund të këtij viti mund të merret vendimi përfundimtar për ta mbyllur atë.

/a.r

Next Post
Leka Bungo, polemikë me drejtorin e Përgjithshëm të RTSH: Një inxhinier do të drejtojë Festivalin! Këtu vetëm gazetarë që s’ka

Leka Bungo, polemikë me drejtorin e Përgjithshëm të RTSH: Një inxhinier do të drejtojë Festivalin! Këtu vetëm gazetarë që s'ka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

October 28, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Protestat në Tiranë, ambasadori i OSBE: Dhuna nuk ka vend në demokraci, mungon dialogu

October 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 29 Tetor 2026

October 28, 2026
Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

Zbardhen 3 vjedhje në biznese e lokale në Vlorë, arrestohen 3 persona, një tjetër shpallet në kërkim

October 28, 2026
Shtyhet për në 27 tetor seanca ndaj Veliajt, gjobitet mbrojtja. Shkak, greva e avokatëve!

Veliaj transferohet nga Durrësi në paraburgimin e Fierit, vendimi jo me kërkesën e tij

October 28, 2026
Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

Mir Bruli dërgohet nga burgu i Fierit në QSUT, do t’i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

October 28, 2026
Stamboll/ Urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Abuzime me tenderët e lejet për biznese

Stamboll/ Urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Abuzime me tenderët e lejet për biznese

October 28, 2026
Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

Aksidenti i rëndë hekurudhor me 39 viktima në Spanjë, Sanchez: I tronditur nga tragjedia, në mbështetje të të prekurve

October 28, 2026
Çupi: Goditja ndaj Presidentit, sulm i Kushtetutës. Akti i Rithemelimit, zgjatim i Berishës

Përderisa u shkon mendja të arrestojnë ambasadorin Wendt

October 28, 2026
“Askush nuk na dëgjoi”, pse Gjenerata Z po udhëheq protestat në të gjithë Evropën

“Askush nuk na dëgjoi”, pse Gjenerata Z po udhëheq protestat në të gjithë Evropën

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In