Fotografia e një 2-vjeçari nga Nigeria është bërë virale pasi ai humbi garën për një arsye krejtësisht të adhurueshme. Imoh Umoren ka postuar një fotografi të vogëlushit në përshkrimin e të cilës shkruante: “Djali im u rendit i katërti në garë, sepse në vend që të vraponte drejt fundit ai vrapoi të më përqafonte mua, fitoi zemrën time”. Ai ka treguar se ishte gara e parë e vogëlushit megjithatë kishin bërë shumë prova në oborr.
MA/ME