• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ 10 njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave

by Java News
09/12/2016 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lista e 10 njerëzve më të pasur në histori është një përpjekje për të mbledhur dhe krahasuar vlerën neto dhe pasurinë e figurave historike kundrejt njëri-tjetrit. Kjo listë përfshin pasurinë nominale dhe atë reale.

Sidoqoftë, kjo është vetëm njëra prej listave serioze nga shumë të tilla që janë krijuar… ndërsa muaj më parë ua kemi prezantuar një shkrim për njeriun që mendohet të ketë qenë më i pasuri i të gjitha kohëve…

10. Cornelius Vanderbilt

pasanik1

Cornelius Vanderbilt e ka fituar pasurinë e tij prej transportit detar dhe atij hekurudhor. Vlera e pasurisë së tij neto prej 105 milion dollarësh në vitin 1877 ishte e barabartë me 1,15% të PBB-së vjetore amerikane të asaj kohe.

Vlera e pasurisë së tij reale në kohën e tij ishte 143 miliardë dollarë, e cila aktualisht është e barazvlefshme me 178.4 miliardë dollarë.

Vanderbilt është një nga amerikanët më të pasur në historinë e SHBA-ve.

9. Bill Gates

pasanik2

Bill Gates tërë pasurinë e tij nominale e ka fituar vetëm nga korporata e teknologjisë kompjuterike Microsoft. Në vitin 1999 vlera e pasurisë së tij ishte 101 miliardë dollarë, në vitin 2007 ajo kishte rënë në  82 miliardë, për të rënë sërish në vitin 2013 në “vetëm” 67 miliardë.

Thuhet se Gates ka dhuruar një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij, çka edhe ka qenë shkaku kryesor i zvogëlimit të pasurisë së tij.

Në aspektin e vlerës reale, Gates është shumë e mundshme të jetë një nga dhjetë amerikanët më të pasur në histori. Ai është ranguar edhe në 10-shën e parë të njerëzve më të pasur të të gjitha kohërave.

8. Henry Ford

pasanik3

Henry Ford ishte një inxhinier amerikan i automobilave, sipërmarrës dhe themelues i kompanisë Ford Motor. Me modelin T Ford që e kishte dizajnuar dhe aplikimin e linjave të montimit për prodhim të shpejtë, ai ia kishte dalë që ta ulte çmimin bazë të produktit dhe ta rrisë tregun.

Pasurinë më të madhe e kishte arritur në moshën 57 vjeçe. Në vitin 1947, kur Ford vdiq në moshën  83 vjeçe, vlera reale e pasurisë së tij neto ishte 188.1 milardë dollarë.

7. Don Simón Iturri Patiño

pasanik44

Don Simón Iturri Patiño i lindur në  vitin 1862 (vdiq 1947), ishte një industrialist bolivian. Ai ishte pronar i  minierave të  kallajit në Bolivi dhe shkritoreve në Angli dhe Gjermani dhe në vitet 1940-ta ai kontrollonte tregun ndërkombëtar të kallajit.

Besohet se gjatë Luftës së Dytë Botërore, Patiño ishte njëri nga pesë njerëzit më të pasur në botë.

6. Jacob Fugger

pasanik5

Jacob Fugrer ishte bankier gjerman dhe tregtar. Ai kishte arritur të krijonte monopol në tregtinë e mëndafshit dhe bakrit në Evropë dhe ishte financuesi kryesor dhe kreditor i perandorit Charles i V-të.

Pas vdekjes pasurinë ia kishte lënë trashëgimi nipit të tij Anton Fugger. Përveç pronave, Antoni kishte trashëguar edhe 7,000 kg ari.

5. Heshen

pasanik7

Heshen ishte një zyrtar Manchu i dinastisë Qing, i preferuari i perandorit Qianlong dhe një nga njerëzit më të pasur në historinë moderne kineze.

Pas vdekjes së tij në vitin 1799, pasuria e tij e përgjithshme është vlerësuar në rreth 42 miliardë dollarë.

Pasuria e Heshenit ishte ekuivalente me të ardhurat perandorake të qeverisë Qing për 15 vjet.

4. Mir Osman Ali Khan

pasanik6

Mir Osman Ali Khan, Nizami (sundimtari) i fundit i Hyderabad, (dikur shtet në territorin e Indisë së sotme) është konsideruar si personi më i pasur në botë. Ai madje kishte shtypur edhe monedhën e vet të quajtur, rupi i Hyderabadit.

Ali Khan kishte një thesar të madh privat ku përfshiheshin ari, argjendi, bizhuteri të çmuara, diamante, xhevahir, perla, kuaj të racës, mijëra uniforma, tonelata të shenjave mbretërore dhe një duzinë makinash Rolls-Royces.

Ali Khan besohet se ishte njeriu më i pasur në Tokë deri në vdekjen e tij në vitin 1967.

3. Nikolai Alexandrovich Romanov

pasanik8

Car Nikolla i II-të  i Rusisë, i lindur më 1868 si Nikolai Alexandrovich në Shtëpinë e Romanovëve, ishte perandori i Perandorisë Ruse nga viti 1894 deri në Revolucionin e shkurtit  të viti 1917.

Në vitin 1916, pasuria e tij është vlerësuar në 881 milionë dollarë, e cila është e barabartë me 290 miliardë dollarë në ditët e sotme.

Ai është parë si monarku dhe kreu më i pasur i shtetit në histori dhe si i shenjtori më i pasur, meqë Kisha Ortodokse Ruse e kishte shpallur atë, gruan dhe fëmijët e tij martirë, pas vrasjes së tyre nga bolshevikët në vitin 1918.

2. Andrew Carnegie

pasanik9

Një nga prodhuesit më të njohur të Amerikës është me origjinë nga Skocia, i lindur në vitin 1835 në Dunfermline.

Carnegie kishte migruar në Amerikë si fëmijë. Në moshën madhore kishte filluar të punojë në një fabrikë  çeliku. Në vitin 1892, në Pitsburg ai e themeloi fabrikën e çelikut Carnegie, e cila menjëherë filloi të jetë tmerrësisht fitimprurëse.

Pas shitjes në vitin 1901, fabrika e tij iu bashkua gjigandit amerikan të çelikut US Steel.

Carnegie, i cili vdiq në moshën 83 vjeçare, ishte një humanist i madh. Një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij ia kishte dhuruar shkollave, bibliotekave dhe universiteteve.

1. John D. Rockefeller

pasanik10

Manjati John D. Rockefeller e ndryshoi për të mirë, gjendjen e tij financiare kur pothuajse arriti ta monopolizojë tregun e naftës në Amerikë në fund të viteve 1800.

Në vitin 1870, Rockefeller nga   New Yorku,  themeloi kompaninë Standard Oil Compan dhe u bë i pasur në kohën kur kërkesa për kerozinë  dhe benzinë ishte e madhe.

Në të vërtetë ai u bë aq i pasur, saqë u largua nga kompania në vitin 1897 dhe 40 vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në pension.

Në ditët e tij të fundit, Rockefeller dhuroi një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij për shkolla dhe hulumtime mjekësore, madje ai e themeloi edhe Universitetin e Çikagos.

Nëse merret parasysh  vlera reale e pasurisë së tij, padyshim se Rockefeller konsiderohet të jetë personi më i pasur në histori.

MA.ME

Next Post
Juventus nuk ndalet, ofron Mandzukic dhe para për Sanchez

Juventus, klubi me më tepër fitime në Champions në 5 vitet e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Paktet Rama-Berisha kanë prodhuar produkt të keq, formula që mund ta bëjë  fituese opozitën

Zogaj: Paktet Rama-Berisha kanë prodhuar produkt të keq, formula që mund ta bëjë fituese opozitën

April 22, 2026
“Berisha, arkitekti i 21 Janarit”, Zef Brozi: Të merrej i pandehur kryesor, ka zhdukur provat

Disa sugjerime për Reformën Zgjedhore

April 22, 2026
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgjigjet mbi propozimin e fundit

Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgjigjet mbi propozimin e fundit

April 22, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

April 22, 2026
Përplasjet për Presidentin, Haxhiu “sakrifikon” karriken e saj, opozita: Po bën spektakël

Përplasjet për Presidentin, Haxhiu “sakrifikon” karriken e saj, opozita: Po bën spektakël

April 22, 2026
“Nuk e dua më fjongon rozë”, Nora Malaj: Një solidarizim sipërfaqësor, duhet vënë gjithë vitin jo vetëm në tetor

Nora Malaj: Shqipëria është në depresion social, i ka kapur të gjitha shtresat!

April 22, 2026
Vrasja në Memaliaj, Policia jep detaje: Çfarë ndodhi pak para krimit, ja kush qëlloi i pari

Vrasja në Memaliaj, Policia jep detaje: Çfarë ndodhi pak para krimit, ja kush qëlloi i pari

April 22, 2026
Kupa e Shqipërisë/ Egnatia siguron finalen e madhe, Elbasani dorëzohet pas “dramës” së penalltive

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia siguron finalen e madhe, Elbasani dorëzohet pas “dramës” së penalltive

April 22, 2026
Zjarri tek “Arlis”, Ristani: Ja çfarë ndodh nëse kompania falimenton para rindërtimit

Zjarri tek “Arlis”, Ristani: Ja çfarë ndodh nëse kompania falimenton para rindërtimit

April 22, 2026
Kostoja e luftës në Iran, BE-ja përballet me një faturë shtesë prej 28 miliardë dollarësh

Kostoja e luftës në Iran, BE-ja përballet me një faturë shtesë prej 28 miliardë dollarësh

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In