Pak ditë më parë (27 shtator), Ronda Rousey, ikona e arteve marciale mikse, bëri me dije lajmin se ishte bërë nënë e një vajze. 34-vjeçarja, 10 ditë nga lindja e vajzës, ka postuar foto në rrjetet sociale, ku tregon format e saj.
Duket sikur Rousey ka muaj që ka lindur, pasi trupi i saj është ende i përkryer edhe pse kanë kaluar vetëm disa ditë. “Këto foto janë shkrepur 10 ditë nga lindja e vajzës time”, shkruan Ronda Rousey në rrjetet sociale.
“Duket se trupi im po rikuperon më shpejt nga sa kisha menduar. Po shoh mundësinë për t’u rikthyer sa më shpejt në palestër për t’u stërvitur”, shkruan ndër të tjera Rousey, që është larguar nga kafazi disa vite më parë, pas dy humbjesh radhazi.