Një foshnje 3 muajshe ka mbërritur e vdekur në Spitalin e fëmijëve në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe sipas Policisë së Tiranës fëmija ka mbërritur i vdekur në spital.
Më herët foshnja ishte shtruar në spital për shkak të temperaturës së lartë. Fëmija ishte i shtruar në Spitalin e fëmijëve nga data 8 deri në 10 mars dhe më pas prindërit e kanë çuar në shtëpi. Shkak i humbjes së jetës dyshohet se mund të ketë qënë temperature e lartë. Pritet që të dalë edhe ekspertiza mjeko-ligjore.
ma.me