• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Foshnja 9-muajshe vdes nga kequshqyerja, dënohen prindërit

by A R
20/03/2020 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prindërit e Aurorës së vogël, vajzës 9 muajshe që vdiq natën midis 26 dhe 27 shkurt 2015 në Milano, u arrestuan dhe sot u njoftua se ata u dënuan përfundimisht me 15 vjet burg.

Marco Falchi dhe Olivia Beatrice Grazioli, përkatësisht 46 dhe 42 vjeç, u dënuan për keqtrajtim në familje nga Gjykata e Apelit në Milano e cila i cilësoi ata fajtorë për vdekjen e vajzës së tyre nga kequshqyerja.

Të dy prindërit kishin shpëtuar nga arrestimi pasi ishin fshehur në banesa të ndryshme, por policët i kanë mbajtur nën kontroll duke monitoruar lëvizjet e tyre javët e fundit dhe i arrestuan pasditen e së enjtes 19 mars.

Dje ata iu bashkuan atyre në apartamente në zonën San Siro dhe Lorenteggio ku ishin fshehur: policët i arrestuan, përpara se t’i çonin në burg.

Trupi i pajetë i Aurorës së vogël u zbulua mëngjesin e 27 shkurtit në banesën me numrin 13 në zonën Primaticcio, Milano ku burri dhe gruaja jetuan me vajzën e vogël. Autopsia tregoi se vdekja e fëmijës kishte ndodhur për shkak të kequshqyerjes dhe dehidrimit.

Kur policia dhe personeli mjekësor hynë në shtëpinë e Aurorës, trupi i saj ishte i mbuluar me plagë, koka ishte e deformuar dhe këmbët e saj ishin shtrembëruar.

E kontrolli i mëtejshëm në banesë nxori mënyrën e jetesës së çiftit me fëmijë: Shtëpia ishte e mbushur me brejtës dhe insekte të ndryshme deri dhe brenda në frigorifer. Në sallën e gjyqit këto konstatime përforcuan akuzën e braktisjes së rritjes së fëmijës deri në vdekjen e saj.

Aurora e vogël u gjet e paje në një shtrat, në  apartamentin ku ndjehej erë e fortë jashtëqitjesh. Në banesë nuk kishte thuajse fare orendi, qoftë dhe karrige apo tryezë, duke demonstruar kushtet monstruoze që po mbahej vogëlushja nëntë muajshe.

/a.r

Next Post
Serbia e Sllovenia mbyllin kufijtë, ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm për shqiptarët

Serbia e Sllovenia mbyllin kufijtë, ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm për shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In