• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Foshnja 2-muajshe ndërroi jetë, prindërit akuzojnë mjekët: E dërgova në spital pasi nuk pinte qumësht, ata thanë…

by E S
16/03/2026 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prindërit e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë kanë rrëfyer versionin e tyre rreth ngjarjes së rëndë.

Foshnja e cila kishte lindur prematurë (shtatë muajsh), sipas babait kishte probleme shëndetësore, ku fillimisht ka qëndruar 1 muaj në inkubator.

Më pas ata kanë vijuar ta dërgojnë në spitale pas problemeve shëndetësore që vijonin me foshnjën.

Babi i fëmijës, Arben Veshalliu, ka treguar se kur kishte nisur të mos pinte as qumështin pluhur e kanë dërguar në spital.

“E çuam në Tiranë fëmijën se doli shtatanikë. E çuan doktorët se ishte në inkubator, ndenji 1 muaj në Tiranë dhe u kthye për të ndenjur 10 ditë në Korçë, por ne na morën në telefon na thanë hajdeni merreni fëmijën. E morëm, na dhanë ilaçet për fëmijën dhe ja jepnim.

Edhe qumësht pluhur i kam dhënë por nuk ishte fëmijë që pinte. E çova në Devoll ata më thanë çoje në Korçë, Korça pastaj e dërgoi në Tiranë, unë nuk doja se në Tiranë e çuam njëherë. Pastaj kur u kthyem në Pogradec më morën në telefon që foshnja kishte ndërruar jetë.

Fëmija kishte probleme me mushkëritë, ishte me infeksion që kur lindi. Kur e nxorëm nuk na thanë gjë që fëmija ka përsëri probleme vetëm na thanë që nxirreni nga spitali. U detyrova ta çoja në spital pasi fëmija nuk pinte qumësht, e nxirrte jashtë. Nuk kishte as temperaturë asgjë.

E kemi çuar në Tiranë unë me 2 infermiere tek Nënë Tereza, pastaj fëmija vdiq. Nuk na kanë kontaktuar më pasi fëmija ndërroi jetë. Ne s’kemi mundësi ta marrim fëmijën tonë në Tiranë, kërkojmë që të na i sjellin fëmijën këtu ta varrosim këtu.

Gruaja ime është me KEMP se është me sëmundje mendore. Edhe KEMP-in duan t’ja presin, kjo nuk është as për punë për asgjë. KEMP-i i duhet, ata edhe atë duan t’ja heqin. Jemi në vështirësi të madhe ekonomike”, tha babi i fëmijës Arben Veshalliu.

Nga ana tjetër ata bëjnë thirrje që trupi tu jepet që ta varrosin në vendlindjen e tyre, teksa nëna akuzon mjekët në Tiranë.

“Pas kësaj fatkeqësie unë kërkojë që ta sjellin fëmijën këtu që ta varros vet. Mua s’ma bën zemra që ta varros por unë dua që ta varros këtu në vendin e tij ku ka lindur, kaq dua unë nga shteti. Fajin s’e kam pasur as unë as bashkëshorti asnjë njeri.

Fajin e kanë doktorët e Tiranës jo unë se ata e nxorën para kohe, për ata duhet të marrë masa shteti.
Unë e linda me operacion dhe nuk kisha mundësi t’i jepja qumësht me gji, njëherë që vajta në Tiranë fëmija ishte në inkubator”, tha nëna e foshnjës.

“Ishte nipi i parë për familjen tonë. Ne duam vetëm ndihmë tani që ta sjellin fëmijën që ta varrosim këtu, se ne vetë nuk kemi mundësi ta sjellim. Për fëmijën përkujdesej djali im”, tha gjyshi i foshnjës që ka ndërruar jetë.

Next Post
Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

Analiza e New York Times: Lufta në Lindjen e Mesme vë në provë fuqinë ushtarake të Evropës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

March 16, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës

March 16, 2026
Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

March 16, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

March 16, 2026
Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

Kryebashkiaku gjendet i vdekur disa orë pasi humbi zgjedhjet. Dyshohet se…

March 16, 2026
Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

Ukraina rikthen 434 km² territor, kundërofensiva që po ndryshon narrativën e luftës

March 16, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat! Jetëgjatësia më e lartë, në jug të vendit

March 16, 2026
Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

Bombardime që nuk kanë ndodhur kurrë! Si përmes AI po krijohet një luftë paralele në rrjetet sociale

March 16, 2026
Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

Kryeministri i Republikës Sërpska jep dorëheqjen

March 16, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

“Çmimi i naftës do ulet”, Trump: Lufta do të mbarojë së shpejti

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In