• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Forumi i Romës, zbardhen takimet e Çakos me drejtuesit e Policive

by Lorenc Vangjeli
17/12/2015 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki ÇAKO, gjatë Forumit të Romës ku  morën pjesë të gjithë Drejtorët e Policive të Ballkanit, zhvilloi disa takime të rëndësishme.

Çako pati një takim dypalësh me Drejtorin e Policisë Italiane Prefekt Alessandro Pansa dhe Zëvendësdrejtorin e Policisë italiane Antonio Cufalo, ku u trajtuan disa pika të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy policive.

Në këtë takim u shqyrtua situata dhe në veçanti u fol për marrëveshjen trepalëshe për krijimin e trekëndëshit të sigurisë në det ku janë të përfshirë Shqipëria, Greqia dhe Italia.

Mbarëvajtja e misionit të fluturimeve ajrore të Guardia di Finanza dhe e Universitetit të Dytë të Napolit për zbulimin e parcelave të kanabisit në territorin e Shqipërisë për vitin  2015.

U vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer dhe kjo praktikë më e mirë ndërmjet nesh.

Pati një vlerësim të prezencës së palës italiane në Shqipëri duke nxjerrë në pah një rritje të shkëmbimit të informacioneve në këtë gjashtëmujorin e fundit. U konstatua një rritje e bashkëpunimit me Interforcën dhe Guardia di Finanza prezente në Shqipëri.

Në lidhje me projektin IPA 2013 Lufta kundër Krimit të Organizuar për drejtësinë penale në Ballkanin Perëndimor të drejtuar nga Ministria e Brendshme e Italisë, Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako  i kërkoi palës italiane vendosjen e një rezidenti ekspert në Shiqpëri dhe së shpejti ky i fundit do të caktohet në fillim të vitit 2016.

Në këtë takim dypalësh u morën angazhime konkrete në drejtim të luftës kundër terrorizmit, migracionit të paligjshëm dhe pastrimin e parave.

Drejtori i Policisë Çako pati takime me Zëvendësdrejtoin e Policisë Greke zotin Kostantinos Tsouvalis dhe drejtorin e Policisë së Malit të Zi zotin Slavko Stojanovic. Në këto takime u shqyrtua situata dhe u fol për iniciativa konkrete për shkëmbimin real të informacionit.

Zëvendës drejtori i Policisë Greke falenderoi për bashkëpunimin konkret ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat dhe solli falenderimet dhe përshëndetjet e drejtorit të Policisë Greke.

Këtë falenderim ai e bëri edhe gjatë zhvillimit të Forumit duke përmendur se bashkëpunimi me Shqipërinë ka qenë në nivele shumë të larta.

Drejtori i Policisë së Shtetit ftoi Drejtorin e Policisë së Malit të Zi të marrë në konsideratë pjesëmarrjen në një marreveshje trepalëshe për sigurinë në det dhe Drejtori i Malit të Zi u angazhua se në rast të një marrëveshjeje trepalëshe mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë,  Mali i Zi do të jetë shumë i interesuar për të qenë pjesë e kësaj marrëveshjeje.

Një takim i veçantë u zhvillua me drejtorin e Europolit zotin Rob Wainwright ku ky i fundit theksoi se Shqipëria është duke ndjekur rrugën e duhur në bashkëpunimin me organizatën Europol.

Drejtori i Policisë së Shtetit theksoi se janë parashikuar masa konkrete për rritjen e kapaciteteve në drejtim të një shkëmbimi konkret të informacionit dhe analizimin e riskut të situatave.

Next Post

Nishani refuzon dekretimin e vajzën së Ismail Lleshit në OSBE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stenaldo hap zemrën në “Fan Club”, flet për ish-të dashurën: Historia më e bukur e jetës sime, ishim larg…

March 29, 2026
“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

March 29, 2026
Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

March 29, 2026
Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

March 29, 2026
Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

March 29, 2026
ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 29, 2026
Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

March 29, 2026
80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

March 29, 2026
“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

March 29, 2026
Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In