• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Forumi i Davos, Zaev: BE sinjalizon se për rajonin nuk ka alternativë tjetër

by Java News
08/11/2019 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian sinjalizoi se për rajonin nuk ka alternativë tjetër përveç integrimit në Union. Proceset duhet të vazhdojnë sepse ekziston mundësia për zhvillimin e nacionalizmit, populizmit dhe radikalizmit, deklaroi sot në një konferencë shtypi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pas takimit të liderëve për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Gjenevë në kuadër të Forumit Ekonomik.

“Fakti që Kroacia do të marrë presidencën e radhës së BE-së në janar të vitit 2020 është diçka pozitive sepse do të jetë e fokusuar drejt rajonit dhe do të rrisë shpresat se në samitin që do të mbahet në Zagreb do të ketë vendim pozitiv për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shqipërinë dhe për gjithë rajonin”, theksoi Zaev, sipas kumtesës nga shërbimi qeveritar për shtyp.

“Për shtetin tonë, nuk bëhet fjalë vetëm se është vend kandidat prej 14 vitesh, por e zhvillon me sukses shoqërinë multietnike përmes konceptit “Një shoqëri për të gjithë”, ka bërë reforma, marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë dhe nga një regjim autoritar e ripërtëriu demokracinë. Kemi bërë aq shumë”, shtoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Përfaqësuesit e Forumit botëror ekonomik ranë dakord se mundësitë politike janë të rëndësishme, dhe se ekziston një lidhje mes bashkëpunimit politik dhe bashkëpunimit social dhe ekonomik.

Në konferencën për shtyp, secili nga liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor shprehu falënderime për produktivitetin dhe mundësinë për debatin e hapur nga Forumi Ekonomik Botëror për zhvillimin ekonomik të rajonit si dhe për perspektivat politike, të cilat të gjithë liderët, i shohin në integrimet europiane, thuhet në kumtesën nga shërbimi qeveritar për shtyp.

Next Post
Lorenc Vangjeli: Ja cila është lidhja mes parave ruse të lobimit në SHBA dhe vilës së Bashës në Tiranë

Lorenc Vangjeli: Ja cila është lidhja mes parave ruse të lobimit në SHBA dhe vilës së Bashës në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com