• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Forumi Ekonomik/ Linda Rama: Ju tregoj momentin kur jam ndjerë më e ‘fuqishme’ se Edi

by E S
17/05/2025 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studiuesja dhe avokatja e të Drejtave të Njeriut, Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ishte e pranishme në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik që po mbahet në Tiranë. Përballë Cecilia Attias, themeluese e Fondacionit Cecilia Attias për Gratë dhe ish Zonja e parë e Francës, Linda Rama foli për gjithçka, nga të qenit gruaja e kryeministrit të vendit, integrimi i vendit në BE, deri te rizgjedhja e Ramës në krye të vendit.

Ajo tha se ka qenë një sfidë që të ruante identitetin e saj personal dhe profesional pasi u bë bashkëshortja e kryeministrit.

“Do të doja ta nisja me një fakt që të jesh krah Edit në 12 vjet ka qenë mundësi e shkëlqyer për të kontribuuar nga ana ime në një moment historik dhe të rëndësishëm për vendit. Sa i takon profilit, jeta ime është shpenzuar në politikat publike dhe çështjet e zhvillimit. Kam qenë e ndjeshme ndaj grupeve vulnerabël dhe avokate e të drejtave të grave dhe të njeriut. Në një moment të caktuar në kohë përfundova të isha dikush që të isha aktiviste për të drejtat e njeriut në të njëjtën çati me personin që i ishte besuar drejtimi i politikave publike. Sfidë për të dy ne. Kuptova që në fillim që sapo bëhesh bashkëshortja e dikujt që zgjidhet, rreziku është që njerëzit të të shohin vetëm si bashkëshortja e kryeministrit. Në fillim mendova se thjesht do t’i shtoja dimension tjetër profilit tim personal por e kuptova se më duhej të ruaja identitetin tim personal e profesional. Ishte sfiduese. Së pari, ishte e vështirë të tejkaloje skepticizmin e njerëzve. Në fakt unë i jap vetëm makinës, nuk kam dado për fëmijën tim, gatuaj vetë. Nuk e lidhnin vetë këtë lloj narrative me bashkëshorten e dikujt kaq të fuqishëm”, u shpreh Linda Rama.

Linda Rama u ndal edhe te një moment që sipas të cilës e ka bërë të ndihet më me “fuqi” sesa pozita e bashkëshortit të saj. Ajo tregoi se vitin e kaluar përfaqësues të opozitës kishin kërkuar institucioneve evropiane që të mos e pranonin në projektet e tyre. Sipas saj, kjo tregoi se profesionalizmi dhe pavarësia të bëjnë më të fuqishëm sesa politika.

“Përgjatë viteve mendoj se kam bërë atë çfarë synoja të bëja e ku besoja. Pashë që niveli i besimit është rritur dhe në fakt Edi tha që u ndje mirë kur zgjodhët Shqipërinë në raport me Francën në Evropë por kam pasur edhe unë moment që kam ndjerë fuqizim. Vitin e kaluar kur të gjithë anëtarë të opozitës në parlament u mblodhën bashkë dhe iu kërkuan institucioneve ndërkombëtare për të mos pranuar në asnjë projekt të tyrin dhe thashë duan të nxjerrin Edin nga detyra, pse mua? Ishte diçka shumë e mirë të shihje që kisha një profil që ishte si të thuash më me fuqi sesa e kryeministrit. Mendoj se profesionizmi, pavarësia dhe të qenit i drejtpërdrejtë për të thënë gjithçka që mendon në mënyrë të thjeshtë dhe për më tepë të qenit me njerëz gjatë gjithë kohës e konkurron politikën. Këto profile janë të fuqishme. Ndaj njerëzit janë kaq të fortë se në jetët e tyre normale janë profesionistë”, u shpreh Linda Rama.

Next Post
“Vota e Greqisë u manipulua”, PD: Nuk do të lejomë përfshirjen në rezultatin përfundimtar

"Vota e Greqisë u manipulua", PD: Nuk do të lejomë përfshirjen në rezultatin përfundimtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In