• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Forumi Dubrovnikut/ Bregu: Familjarizimi, solidariteti dhe pragmatizmi politik duhen për bashkëpunimin rajonal

by Java News
10/07/2021 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk janë proceset zyrtare e burokratike e as biznesi ato që i japin kuptim bashkëpunimit rajonal. Janë familjarizimi, solidariteti dhe pragmatizmi politik. Kjo është fryma që ne po përpiqemi të krijojmë, për një proces bashkëpunimi të suksesshëm, ku të përfshihen të gjithë. Përfitimet që kanë dalë nga bashkëpunimi rajonal tashmë kanë provuar herë pas here, se RCC ka shënuar histori suksesi me strategjinë e saj të mirëkordinimit mes të gjitha palëve pjesëmarrëse.”- tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Majlinda Bregu, në Forumin e Dubrovnikut mbajtur sot në Dubrovnik.

“Dhjetë ditë më parë, tarifat për roaming janë hequr në të gjithë Ballkanin Perëndimor pikërisht si rezultat i këtij bashkëpunimit rajonal. Kjo gjë pati efekt të menjëhershëm, duke i lehtësuar jetën kujtdo që udhëton dhe zhvillon bizneset në rajon. Roam-Free është projekti për të ardhmen e Ballkanit ndaj ne kemi filluar përgatitjet edhe për zgjerimin e tij me BE-në. Roaming- Free nuk ka qenë përpjekja e vetme e rajonit gjatë këtij viti. Mbajtja e kufijve të hapur gjatë pandemisë për mallra të zakonshëm dhe ilaçe, krijimi i korsive të Gjelbërta, është gjithashtu një histori suksesi i bashkëpunimit rajonal, ” shtoi Bregu.

Znj. Bregu morri pjesë në panelin “Bashkimi Evropian, Nisma e Tre Deteve dhe Kina 17+: Si të mbështesni rritjen ekonomike dhe zhvillimin shoqëror të Evropës Qendrore dhe Lindore”: http://www.mvep.hr/files/file/2021/210709-dubrovnik-forum-programme-final.pdf

Në Evropën Juglindore, bashkëpunimi rajonal përbën një element thelbësor dhe jetësor të zhvillimit të saj socio-ekonomik. Për shkak të Covid, PBB pësoi një rënie me 5,7% të PBB-së. Mesatarja e papunësisë është në 11%, ndërsa niveli i papunësisë në BE është 7,3%. Papunësia e të rinjve qëndron në 22,3%. Njerëzit jetojnë mesatarisht 3 vjet më pak se një qytetar i BE-së. Përdorimi i furnizimit me energji të qymyrit 26% në disa raste shkon mbi 50%.

“Në këtë realitet të vështirë, aspak rozë, po përpiqemi të punojmë dhe të bëjmë disa ndryshime pozitive. Qëllimi është veçanërisht i fokusuar në ikjen e trurit “brain drain” dhe shpopullimit, niveli mesatar i të cilit në 80 vitet e ardhshme vlerësohet në 6.7 për mijë banorë. Strategjia SEE 2030, e miratuar muajin e kaluar nga të gjithë pjesëmarrësit e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, është Strategjia e parë gjithëpërfshirëse që adreson të gjithë rajonin e Evropës Juglindore – përfshirë Ballkanin Perëndimor, Shtetet Anëtare të BE dhe gjithashtu Turqinë e Moldavinë. Për më tepër, dy nga ekonomitë në këtë zonë janë pjesë e Eurozonës, njëra anëtare e G-20. Një mbulim i tillë gjeografik është në vetvete një mesazh i fortë politik. Ai rikonfirmon në terma më konkretë faktin se rajoni është zotuar për një të ardhme të përbashkët, bazuar në interesin e përbashkët dhe vlerat e përbashkëta. Duhet të theksohet se sipas Bankës Botërore, PBB e SEE në 2019 arriti rreth 2 trilion dollarë, gjë që do ta bënte atë ekonominë e 8-të më të madhe në botë. Potenciali i një tregu të tillë është i madh,” përfundoi Bregu.

Next Post
Ndërron jetë rrugës për në spital një nga personat që u shpëtuan në Pishë-Poro

Ndërron jetë rrugës për në spital një nga personat që u shpëtuan në Pishë-Poro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

Kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: E vendos Kryesia! Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me…

April 8, 2026
Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim

April 8, 2026
Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

Fjalëkryqi i Kosovës: President i ri apo sërish zgjedhje?

April 8, 2026
Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

Plani me 10 pika për armëpushimin në Iran, reagon Trump: Mashtrues dhe sharlatanë po përhapin dokumente të rreme

April 8, 2026
“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

“Ose Meksikë, ose nuk luajmë në Botëror”/ Irani vijon me kërcënimet për Botërorin, çfarë ndodh me Italinë

April 8, 2026
Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

Lapaj nga Mallakastra: Këtu nafta derdhet si mall pa zot, ndërsa shqiptarët paguajnë ndër çmimet më të larta

April 8, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

April 8, 2026
“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

“Uroj të jenë Pashkët tuaja të fundit”/ Ish-ministri turk deklaratë provokuese për Qipron

April 8, 2026
GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

GJK e la në burg/ Reagon Meta: Drejtësi me regji! Ju ftoj të më ndiqni nga 27 prilli kur të përballem me bandën

April 8, 2026
Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

Rimbyllet Hormuzi/ Izraeli prish armëpushimin, sulm 100 objektivave në Liban

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In