• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fortuzi në Kanada, i mbytur në borxhe ndaj ish-shokëve të skuadrës

by A R
10/12/2015 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Indrit Fortuzi është larguar drejt Kanadasë. Ky është lajmi më i fundit për historinë e “zogut bardheblu”, shkruan gazeta Shekulli. Por ende askush nuk e di zyrtarisht, përse është larguar. Fakt është se ish-kryetari i minibashkisë nr.9 në Tiranë kërkohet për borxhe ndaj individëve e pronarëve të lojërave të fatit, ndërsa bashkëshortja e tij akuzohet për mashtrimin e 2 klientëve me biletat e udhëtimit. Policia ka shpallur zyrtarisht në kërkim edhe gruan e tij J.F. Kumari dhe mashtrimi(i supozuar) ndaj klientëve të agjencisë turistike “Just Travel”, mendohet se kanë detyruar “zhdukjen” pa lënë gjurmë të familjes së ish-futbollistit të Tiranës dhe kombëtares.

Policia pohon se është vënë në ndjekje të shtetases J.F., gruas së Indritit, prej ditës së premte, pasi ajo dyshohet se ka mashtruar 2 shtetas, duke u shitur 5 bileta udhëtimi false për në Gjermani dhe Itali. Ndërsa Indrit Fortuzi, ish-futbollist i njohur dhe ish-kryetar i Njësisë Bashkiake nr.9, në kryeqytet, dyshohet se ka lënë shumë të konsiderueshme parash në bastet sportive, pará që ua ka marrë borxh disa personave. Ende për Fortuzin nuk ka asnjë denoncim, por lajmi në internet për borxhe në baste është mesa duket më shumë se një thashethem. Mësohet se aktualisht janë disa persona të cilët i kanë dhënë borxh Indritit, ndonëse pa konfirmim zyrtar.

Nuk duan të flasin për shkak të miqësisë së vjetër, por mesa duket e kanë pësuar. I pari mes tyre është Sokol B., mik i vjetër i tij që i ka dhënë edhe 300 mijë lekët e fundit që kishte dhe nuk i ka marrë mbrapsht. Po kështu një “viktimë e supozuar” dhe që miq afër tij thonë se e ka pësuar keq është Sokol P., edhe ky ish-futbollist i Tiranës dhe që ka luajtur me një ekip me Fortuzin duket se është kthyer në viktimë. Sipas burimeve ai e ka pësuar keq, pasi është edhe në gjendje të mirë ekonomike. Një tjetër mik i “zogut” që e ka ndihmuar është edhe L.N.

Një njeri i njohur në botën e sportit, ish-president i Tiranës, madje e ka ndihmuar disa herë, por i ka shpëtuar golit të madh në një moment të caktuar. Të tjerë viktima të supozuara janë edhe Alban B., apo Erjon B. Të gjithë futbollistë të cilët kanë luajtur me të në skuadrat e kampionatit shqiptar. Shumat janë të mëdha dhe variojnë nga pak deri në mijëra euro. Gjithsesi, këto janë veçse thashetheme dhe ende nuk ka asgjë zyrtare, pasi askush nuk ka dalë të deklarojë gjë. Fjalët variojnë dhe janë të ndryshme dhe asgjë nuk është e konfirmuar ashtu si edhe ne që nuk duam të marrim përsipër vërtetësinë e këtyre fjalëve.

Fakt është se thashethemet e kanë “mbytur brenda natës karrierën” e tij të lavdishme. Shkak një problem, familjar me biznesin e gruas ka bërë që edhe mbi “zogun” të bjerë një mjegull gjigante aludimesh me një efekt domino për jetën e tij. Në një portal në internet ishte i pari që hapi lojën, e që fliste se Indriti ka probleme me disa borxhe të prapambetura. Ish­futbollisti i njohur i kombëtares dhe Tiranës, Indrit Fortuzi është larguar së bashku me familjen para disa javësh nga Shqipëria. Gruaja e Fortuzit, është akuzuar nga një 20-vjeçar, se i ka shitur katër bileta jo të rregullta për në Gjermani, për shumën e 1200 eurove, pasi kjo e fundit kishte një agjenci turistike në qendër të Tiranës. Sipas disa të tjerëve, kjo është arsyeja që Fortuzi dhe e shoqja janë larguar nga Shqipëria. Gjithsesi më e mira do të ishte që Fortuzi të sqaronte vetë rrethanat dhe askush të mos mbytej në këtë mjegullnajë thashethemesh…

SHEKULLI

 

 

 

Next Post

Vendet e reja të pamjaftueshme, rritet papunësia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

42-vjeçari humbi jetën gjatë ndeshjes në kalçeto, mjeku sportiv tregon masat që duhen marrë para çdo loje

42-vjeçari humbi jetën gjatë ndeshjes në kalçeto, mjeku sportiv tregon masat që duhen marrë para çdo loje

December 27, 2025
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Përplasi dy punonjës policie, përfundon në pranga 43-vjeçari në Tiranë. Drejtonte makinën i dehur

December 27, 2025
“Se mos të dridhen duart kur të bësh qitje”/ Miri i “fluturon” puthje Kristit: Do vish të përkëdhel ty?

“Se mos të dridhen duart kur të bësh qitje”/ Miri i “fluturon” puthje Kristit: Do vish të përkëdhel ty?

December 27, 2025
Agresiv te fëmijët, gripi i stinës/ Mjekët: Ka dyshime për nënvariantin e ri që është shfaqur në..

Agresiv te fëmijët, gripi i stinës/ Mjekët: Ka dyshime për nënvariantin e ri që është shfaqur në..

December 27, 2025
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Po vendoste reklamë në tarracën e një mobilierie dhe bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën i riu. Procedohet..

December 27, 2025
Gazetari Elton Tozaj dhunohet brutalisht, rrezikon të humbasë shikimin

Gazetari Elton Tozaj dhunohet brutalisht, rrezikon të humbasë shikimin

December 27, 2025
VIDEO- Zjarri në Durrës, reagon policia: U dogjën disa autobusë të vjetër

VIDEO- Zjarri në Durrës, reagon policia: U dogjën disa autobusë të vjetër

December 27, 2025
Tre shoqata bamirësie në Itali japin shtatë milionë euro për Hamasin, nëntë të arrestuar në Genova

Tre shoqata bamirësie në Itali japin shtatë milionë euro për Hamasin, nëntë të arrestuar në Genova

December 27, 2025
Vlorë, sekuestrohen 179 fishekzjarre në një ushqimore, nën hetim 31-vjeçarja

Vlorë, sekuestrohen 179 fishekzjarre në një ushqimore, nën hetim 31-vjeçarja

December 27, 2025
Kujdes kur qesh pushteti!

Pse e Majta shqiptare po e dëmton veten?

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com