• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

FORMULARI/ Tatimet publikojnë modelet e reja të deklaratës së TVSH-së dhe librit të shitjeve

by Java News
11/07/2017 18:36
Drejtoria e Tatimeve

Drejtoria e Tatimeve

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Tatimeve ka publikuar modelet e reja të deklaratës së TVSH-së dhe librit të shitjeve. Ky ndryshim lidhet me fillimin e zbatimit të shkallës së reduktuar të tatimit mbi vlerën e shtuar, për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, prej 6 për qind, sipas modeleve të ndryshuara të deklaratës së tatimit mbi vlerën e shtuar dhe Librit të Shitjeve.

Tatimet njoftojnë se në Fletoren Zyrtare Nr.143/2017, është publikuar Udhëzimi i Ministrit të Financave Nr. 16, datë 5.7.2017, “Për një shtesë dhe ndryshime në udhëzimin Nr. 6, datë 30.1.2015, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Në librin e shitjeve është shtuar kolona e Shitjes me shkallë 6% (vlera e tatueshme dhe TVSH).

Afati i fundit i deklarimit të librit të shitjeve ishte data 10, por tatimet ndërkohë e kishin reflektuar në sistemin e deklarimit online këtë ndryshim.

Edhe në deklaratën e TVSH-së është shtuar shitja e tatueshme me shkallë 6%. Afati i fundit i deklarimit të TVSH-së në sistem është data 14.

TVSH-ja prej 6% ka filluar të zbatohet që për deklaratat e qershorit.

Më herët tatimet njoftuan se “Të gjithë operatorët e furnizimit të shërbimit të akomodimit, që preken prej këtij ndryshimi, mund të shfrytëzojnë menjëherë, që në muajin e parë, mundësinë për të përfituar nga kjo shkallë e ulët taksimi.

Tatimpaguesit do të mund të regjistrojnë faturat e tyre me shkallën prej 6 për qind, në librat e shitjes të muajit Qershor, si periudhë tatimore dhe që dorëzohen, deri në datën 10 Korrik.

Njëkohësisht bëjmë të ditur, që për Formularin e Deklarimit e Pagesës së TVSH-së (FDP),është bërë e mundur edhe teknikisht që të plotësohet nga tatimpaguesit e kësaj fushe, me shkallën e reduktuar të tatimit prej 6 për qind, për periudhën tatimore Qershor 2017, e cila duhet të deklarohet deri në datën 14 Korrik 2017”.

Në një përpjekje për të nxitur turizmin, qeveria shqiptare uli TVSH-në furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese nga 20 në 6%, duke diferencuar për herë të parë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.(monitor)

ma.me

Next Post
Deputeti i PD-së: Basha kishte 3 vjet që i shkelte syrin Metës, duhet të dorëhiqet!

Igli Cara i sulet Bashës: As Enveri s’i merrte vendimet vetëm, refuzoj të të quaj kryetar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Nis grumbullimi në Prishtinë, qindra qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

Çmimet në rritje, Ibrahimaj: Po monitorojmë karburantet dhe konsumin

September 20, 2026
Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

Guterres kërkon reformim të OKB-së: Afrika duhet të ketë vende të përhershme në Këshillin e Sigurimit

September 20, 2026
Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

Flamingot çfarë janë sot; lëvizje apo revolucion?

September 20, 2026
Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, publikon pamje me flamurin e UÇK-së

September 20, 2026
Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

September 20, 2026
Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

Trafik i rënduar në aksin Lezhë-Milot, radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

September 20, 2026
“Epsteini” ynë

Vendimi i Gjykatës Speciale rrëzoi arsyet për të cilat ajo ishte ngritur

September 20, 2026
AFD kryeson sërish. “Katastrofë” për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem -

AFD kryeson sërish. Katastrofë për CDU-në në zgjedhjet lokale, Merz: Nuk largohem –

September 20, 2026
Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

Krisafi: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030, Serbia ka ngecur për mungesë vullneti politik

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com