Pas përfundimit të regjistrimit të fituesve pranë sekretarive mësimore, i cili u mbyll në datën 19 shtator, Ministria e Arsimit do të shpërmndajë kuotat e mbetura bosh, për të cilat aplikohet përmes formularit A3.
Sipas udhëzimit të ministres së Arsimit Lindita Nikolla, kandidimi do të bëhet online , nga data 24 shtator deri në 29 shtator.
Të drejtën për të kandiduar përmes formularit A3 e kanë kandidatët të cilët kanë konkurruar në raundin e parë me formularin A2 , që dëshirojnë të jenë fitues në një preferencë më të lartë.
Sakaq, sipas udhëzimit, ata që nuk plotësojnë formularin e ri, por vetëm shprehin vullnetin të vazhdojnë konkurrimin online.
Ndërkaq, nëse në përfundim kandidati nuk është shpallur fitues në raundin e parë e nuk arrin të fitojë një preferencë më të lartë, mbetet fitues në programin ku është regjistruar dhe vijon studimet e ciklit të parë.
Në lidhje me formularin A3 e kana ata kandidatë që më parë nuk kanë konkurruar me formularin A2 .