• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Formulari A1Z, aplikim online në 30-31 gusht

by A R
29/08/2016 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë kandidatët që kanë shlyer detyrimet e maturës shtetërore po që nuk kanë bërë plotësimin e Formularit A1Z, kanë mundësi ta bëjnë në datat 30-31 gusht 2016, pasi do të hapet portali “Matura shtetërore online”.

Ky është një shans për ata maturantë që dëshirojnë të bëhen pjesë e garës për në universitet për raundin e dytë, pra për kuotat që pritet të mbesin bosh në fazën e parë, e cila do të mbyllet në datën 5 shtator, kur të bëhet dhe shpallja e kandidatëve fitues.

“Në datat 30-31 gusht do të hapet sistemi ‘Matura Online’ për regjistrime. Ata kandidatë të cilët nuk kanë detyrime të maturës shtetërore, mund të regjistrohen në këto data, duke u paraqitur në shkollat përkatëse”, përcaktohet në njoftimin e Agjencise Kombetare te Provimeve (AKP).

Këta kandidatë duhet të kenë të dhënat në portalin e maturës, pasi në të kundërt nuk mund të bëhen pjesë e garës. Bashkarisht me këta maturantë, pjesë e garës do bëhen edhe maturantët mbetës të cilët do kalojnë me sukses provimet e vjeshtës, qe startojnë të martën, më datë 30 gusht, me provimin e gjuhës së huaj me detyrim.

Në total pritet që në sezonin e vjeshtës të hyjnë rreth 7 mijë kandidatë, të cilët mbetën në provimet e maturës në sezonin e qershorit. Pas gjuhës së huaj me detyrim, ku numri i kandidatëve mbetës është i vogël, në datën 2 shtator do të jepet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, katër ditë më pas do të jetë provimi i Matematikës, pra në 6 shtator, dhe provimet e lëndëve me zgjedhje do të zhvillohen më 10 shtator. /r.a

Next Post
Presidentja braziliane: Nuk kam kryer asnjë krim

Presidentja braziliane: Nuk kam kryer asnjë krim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com