• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Formula/ Universitetet, si do shmanget ngërçi me fituesit e dytë

by Aalison Pearse Stevens
17/09/2016 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohet mënyra se si do të vijojë procesi në fazën e dytë dhe vendimtare për pranimet në universitete. Në ditët e fundit të regjistrimit të ekselentëve fitues të fazës së parë, Ministria e Arsimit ka gjetur mënyrën për të zgjidhur ngërçin e maturantëve fitues në disa degë, që me shumë gjasë do të përsëritet edhe në raundin e dytë të garës.

Për këtë çështje, dje ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, mblodhi rektorët e universiteteve duke rënë dakord për një zgjidhje informatike. Gjithçka do të realizohet me një sistem elektronik, i cili do të mundësojë që fituesit, të cilët regjistrohen në një degë, të çregjistrohen automatikisht nga programet e tjera ku janë shpallur fitues.

Post raundi i dytë është i ngjashëm me sistemin meritë-preferencë. Në ndryshim nga ai, nuk do të jetë renditja e degëve që do të caktojë fituesit, por vullneti i tij për t’u regjistruar në degën që dëshiron, duke u hapur rrugë maturantëve poshtë vijës së kuqe. Kështu, ata që janë shumë afër me pikë, të mos regjistrohen në një degë tjetër që mund ta ketë fituar, por të presin për një shans.

Në pikëpyetje mbetet koha e pamjaftueshme për regjistrimet dhe amullia që mund të krijohet nga maturantët në listë-pritjeje. Të shumtë mund të jenë fituesit në disa degë që nuk vendosin dot brenda katër ditëve, apo të tjerë që kanë fituar një degë më pak të preferuar e këmbëngulin për një vend bosh në degën që duan më shumë.

UDHËZIMI

“Pas datës 16 tetor 2016, deri më datë 20 tetor 2016, sekretaritë mësimore të IAL-ve do të regjistrojnë online dhe me dokumentacion, deri në plotësimin e numrit të kuotave për programin e studimit përkatës, të gjithë kandidatët e tjerë që kërkojnë të regjistrohen, duke respektuar renditjen në lista.

Kandidati nuk mund të regjistrohet në më shumë se një program studimi”. Vetëm kaq thuhet në pikën 13, kreu III të udhëzimit për regjistrimin e kandidatëve në fakultete. Gazeta mëson mënyrën se si do të kryhet plotësimi i kuotave të zëna nga maturantët që rezultojnë fitues në disa degë, pasi të jenë shpallur fituesit.

Këta të fundit kanë vetëm katër ditë kohë të mendojnë zgjedhjen e jetës, me qëllim që vendet në degën/t ku rezulton fitues të lihen në dispozicion të kandidatëve poshtë vijës së kuqe. Pasi ai të ketë vendosur të regjistrohet në një program studimi, sistemi automatik kryen menjëherë heqjen e tij nga lista në degët e tjera ku është shpallur fitues.

Ndërkohë, ata që janë në listë pritjeje (afër vijës së kuqe) duhet të check-ojnë vazhdimisht në listën e fituesve për të parë nëse është liruar një vend. Nëse po, i pari do të jetë ai poshtë vizës. Ky sistem bën që ai me më shumë pikë të ketë mundësi të zgjedhë degën që do dhe meriton.

Kjo do të realizohet brenda afatit 4-ditor, pa u regjistruar më parë në një tjetër degë më pak të dëshiruar. Duke qenë se pjesa dërrmuese e maturantëve, bashkë me mbetësit e vjeshtës garojnë në fazën e dytë, sekretaritë e fakulteteve do të kenë dyndje të lartë regjistrimesh, veçanërisht në ditën e fundit. Nuk përjashtohet mundësia që universitetet të shtyjnë afatin deri në shterimin e kuotave të lira.

 

Next Post
Shqipëri-Spanjë, nis shitja e biletave online, ja kur përfitoni ulje çmimi

Shqipëri-Spanjë, nis shitja e biletave online, ja kur përfitoni ulje çmimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
Bardhi: Rama bën cirk me shqiptarët. Sot kërkoi lirimin e Veliajt, por…

Gazi i Bardhit për flamingot socialiste të Poliçanit

August 3, 2026
Pas debatit Dasho-Prifti, reagon Brataj: Shkenca mbetet arma më e fortë kundër Covid dhe dezinformimit

Pas debatit Dasho-Prifti, reagon Brataj: Shkenca mbetet arma më e fortë kundër Covid dhe dezinformimit

August 3, 2026
VIDEO / Vihet nën kontroll zjarri në Finiq, Nufi: Falë punës së jashtëzakonshme të pilotëve të Forcave Ajrore

VIDEO / Vihet nën kontroll zjarri në Finiq, Nufi: Falë punës së jashtëzakonshme të pilotëve të Forcave Ajrore

August 3, 2026
Pas rekordit historik, kriza e Hormuzit prek edhe tregun e makinave në Shqipëri. Bien regjistrimet në prill

Mbi 1.1 mln automjete në rrugë, sezoni turistik nxit tregun e qiradhënies së makinave

August 3, 2026
VIDEO / Dita e 65 e protestës, pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen

VIDEO / Dita e 65 e protestës, pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen

August 3, 2026
Aeroporti i Stambollit vendos rekord të ri, regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

Aeroporti i Stambollit vendos rekord të ri, regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

August 3, 2026
SHBA-të me drejtues të ri të Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton merr zyrtarisht detyrën

SHBA-të me drejtues të ri të Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton merr zyrtarisht detyrën

August 3, 2026
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

Mbi 21 mijë maturantë aplikojnë për në universitet! Lista e fituesve shpallet më 22 gusht

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com