Teksa e nisi me këmbën e mbarë sezonin e ri në Çmimin e Madh të Australisë, gjermani i Ferrarit, Sebastian Vettel bëri të njëjtën gjë edhe në Bahrein.
Katër herë kampioni i botës i la të gjithë pas edhe në Çmimin e Madh të Bahreinit. U nis i pari dhe e mbylli në të njëjtën vend këtë garë.
Menjëherë pas tij u rendit piloti i Mercedes Valtteri Bottas, por këtë herë distanca me vendin e dytë ishte shumë e ngushtë, madje pati duel deri në kthesën e fundit për vendin e parë. Kampioni në fuqi i Formula 1, britaniku Hamilton e mbylli garën e dytë të këtij sezoni në vendin e tretë edhe pse u nis vetëm nga vendi i nëntë.