• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Formula 1/Vetëm uniforma e Hamiltonit bën 128 milionë euro!

by Java News
20/03/2018 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lewis Hamilton do të nisë garën për titullin e pestë të Formula 1 këtë fundjavë, i “armatosur” me një motor me 1.000 kuaj fuqi dhe me marrëveshje sponsorizimi në vlerë 100 milionë funte (rreth 115 milionë euro). Britaniku 33-vjeçar nis stinorin e tij të 12-të në sport duke e ditur se mbrojtja e titullit do të çojë atë vetëm dy tituj larg rekordit që e mban legjenda Michael Schumacher.

Hamilton vlerësohet favorit për të triumfuar, duke e marrë parasysh supremacinë në vitet e fundit që ka pasur skuderia e tij Mercedesi, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. Skuderia e Mercedesit ka fituar çdo titull individual dhe të konstruktorëve që nga viti 2014, një periudhë e dominimit që e ka bërë Mercedesin një fuqi të madhe sa i përket joshjes së sponsorëve.

Hamilton do të rreshtohet për të startuar garën e së dielës në Australi në një veshje garuese që do të jetë e mbushur me logo të 12 sponsorëve që i japin një shtytje financiare prej 112 milionë funte (rreth 128 milionë euro).

Për të bërë një krahasim, skuadra lidere e Premier Leagues së Anglisë, Manchester City do të ketë të hyra nga sponsori i veshjeve në vlerë 95 milionë funte (rreth 110 milionë euro) nga stinori i ardhshëm, nëpërmjet marrëveshjeve me Puman, Etihadin dhe Nexenin.

Kompania shtetërore e naftës e Malajzisë, Petronas është kampion i Mercedesit sa i përket sponsorëve, duke ofruar gati gjysmën e të hyrave që ka skuderia nga sponsorët e uniformës – rreth 50 milionë funte (rreth 57 milionë euro) në vit.

Hamilton, po ashtu, ka marrëveshje të veta reklamuese me disa kompani – përfshirë Tommy Hilfiger, Puma, Bose dhe Monster Energy – duke shtuar edhe rreth 10 milionë funte (afro 11.5 milionë euro) të hyra vjetore. Britaniku do të firmosë, po ashtu, kontratë të re trevjeçare me Mercedesin në vlerë 120 milionë funte (137 milionë euro) javën e ardhshme.

Kontrata aktuale e pilotit britanik Hamilton skadon në fund të vitit dhe bisedimet për vazhdim të kontratës kanë nisur qysh para Krishtlindjes. “Ai është një negociues i mirë, në mënyrë të ngjashme siç është pilot shumë i mirë. Ne kemi diskutuar vizionet tona për të ardhmen, se si Leëis e sheh veten në sport dhe pritjet tona”, ka thënë Wolff, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Sërish të shtëna në një gjimnaz në SHBA, dyshohet për të plagosur

Sërish të shtëna në një gjimnaz në SHBA, dyshohet për të plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
Integrimi, Pirdeni në Romë: Shqipëria synon mbylljen e negociatave teknike deri në 2027

Integrimi, Pirdeni në Romë: Shqipëria synon mbylljen e negociatave teknike deri në 2027

January 30, 2026
Drejtoresha e Tatimeve në Durrës largohet nga detyra për performancë të dobët

Drejtoresha e Tatimeve në Durrës largohet nga detyra për performancë të dobët

January 30, 2026
3 miliard euro të subvencioneve bujqësore të BE-së, zbulohet kush janë miliarderët që përfituan

Fermerët kërkojnë më shumë para, zv.ministri: Fshati duhet të kthehet në një mundësi atraktive për të rinjtë

January 30, 2026
Gruaja ngujohet në banesë, s’i hap derën policisë dhe pronares së shtëpisë

Gruaja ngujohet në banesë, s’i hap derën policisë dhe pronares së shtëpisë

January 30, 2026
“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj?”, dalin emailet e Musk me Epstein: Ka gjithmonë vend për ty

“Kur do ta vizitojmë ishullin tuaj?”, dalin emailet e Musk me Epstein: Ka gjithmonë vend për ty

January 30, 2026
Kthesë dramatike në luftën në Gaza, Izraeli pranon numrin e viktimave: Janë vrarë rreth 70 mijë palestinezë

Kthesë dramatike në luftën në Gaza, Izraeli pranon numrin e viktimave: Janë vrarë rreth 70 mijë palestinezë

January 30, 2026
“Murseli më tha do vrasësh një biznesmene serbe”, zbardhen dëshmitë e autorëve të ekzekutimit të Liridona Ademajt

Vrasja e Liridonës- Avokati: Familjarët e kanë të vështirë të dëgjojnë dëshmitë e Murselit

January 30, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë arrijnë nivel historik

January 30, 2026
Pas analizave rezultuan me aflatoksinë/ AKU kthen 51 ton misër të ardhur nga Serbia

Siguria ushqimore/ AKU përpunuesve: Refuzimi i qumështit me aflatoksinë, detyrim ligjor!

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In