• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Formula 1, Lewis Hamilton fiton garën e Japonisë

by
27/09/2015 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lewis Hamilton është fituesi i garës së kësaj fundjave në Japoni, gara e 14 e Botërorit të Formula 1, pasi siguroi me një diferencë prej 19 sekondash nga Nico Rosberg, i cili u rendit i dyti, dhe 20 sekonda nga Sebastian Vettel i treti.

Hamilton dhe Mercedesi i tij u rikthyen fuqishëm në këtë fundjavë, pas dështimit të një jave më parë në Cmimin e Madh të Singaporit, teksa e nisi nga vendi i dytë dhe menjëherë parakaloi shokun e tij të skuadrës, për të mos e diskutuar më kryesimin gjatë gjithë garës. Britaniku e përshkoi cirkuitin e Suzukës për 1 orë e 28 minuta e 6 sekonda.

Nga ana tjetër, Rosberg, edhe pse humbi dy pozicione në fillimin e garës, në xhirot e fundit arriti të rikuperonte gjithcka dhe të linte sërish pas Vettelin me Ferrari, por jo shokun e tij të skuadrës, që duket se ka hedhur një tjetër hap të sigurt drejt titullit kampion për herë të dytë. Për t’u theksuar, lënia pas e gjermanit të “kokëkuqes” falë strategjisë së “pit-stop”eve.

Vettel, pas triumfit të arritur në Singapor, një javë më parë, e kishte bërë të qartë që nga dita e provave të lira se Ferrari nuk ishte pretendent në këtë fundjavë, por do të synonin maksimumin e mundshëm, e kështu bënë. Vendi i tretë për të dhe i katërti për shokun e tij të skuadrës, finlandezin Kimi Raikkonen.

Next Post

Godet Nard Ndoka, sfidon Luana Vjollcën: Sonte du me dal! (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com