Mercedes dominon edhe në provat zyrtare në Çmimin e Madh të Austin të SHBA-ve në Botërorin e Formula 1.Leëis Hamilton dhe Nico Rosberg dhe ishin sërish të pakapshëm.
Hamilton ka dalë triumfues ndaj shokut të skuadrës me 1 minutë 34 sekonda e 999 të mijtat duke e lënë pas shokun e tij të skuadrës, Nico Rosberg i cili kapi kohën 1 minutë 35 sekonda e 215 të mijtat, shkruan Tch.
Ndërsa nga vendi i tretë dhe i katërt do të nisen dy pilotët e Red Bull, Daniel Ricciardo dhe Max Verstappen.
Ferrari vijon të jetë pas makinave të Mercedes dhe Red Bull, dy pilotët e saj, Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel, respektivisht do të nisen nga vendi i 5-të dhe 6-të. (b.an)