Problemet qe motori Mercedes i Lewis Hamilton pati në fundin e garës së Australisë mund të përsëriten edhe në pistën e Bahrein, ku do të zhvillohet ditën e diel gara e dytë sezonale në Formula 1. Në Melburn, motori i makinës së britanikut u mbinxeh, çka detyroi Hamilton të ulë ritmin në xhirot e fundit. Por te Mercedes janë të bindur se situata nuk do të përsëritet dhe se motori do të jetë në formë për garën e radhës, por një përgjigje përfundimtare do të mësohet pas provave të lira të ditës së premte.
Me uljen e numrit të motorëve që një pilot ka në dispozicion për një sezon, nga 4 në 3 të tillë, menaxhimi i tyre është bërë i rëndësishëm, pasi kjo mund të sjellë penalitete në të ardhmen. Inxhinieri i makinës së Hamilton tha:
“Nxehja e motorit të makinës së Lewis erdhi pasi ai qëndroi gjatë pas makinës së Vettel, ndaj jemi duke e monitoruar këtë situatë. Ne jemi të bindur që motori do të jetë gati, por një përgjigje përfundimtare do të marrim pasitë shkojmë në Bahrein”, deklaroi Andrew Shovlin.
ma.me