Forca të KFOR-it të cilat kujdesen për sigurinë në Kosovë, janë stacionuar sot në Urën e Ibrit.
Këto makina të KFOR-it janë pozicionuar aty, ndërsa sot në Kuvendin e Kosovës do të votohen tre ligjet të cilat do ta bëjnë Republikën e Kosovës me Ushtri.
Transformimi i FSK-së në Ushtri, ka marrë përkrahjen e të gjitha shteteve aleate, përfshirë SHBA-në, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Francën dhe gjithashtu edhe NATO.
a.çupaj