• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Formimi i Qeverisë së re të RMV, gazetari: Profilet e ministrave do të jenë burim i konflikteve

by A R
22/06/2024 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë sot seancën për votimin e Qeverisë së re, që do të drejtohet nga Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së, por për gazetarin nga Tetova, Xhelal Neziri profilet e ministrave mund të bëhen shkak për burim konfliktesh.

Në një lidhje me Skype për RTSH24, Neziri përmendi propozimin e Ivan Stoilkoviq, nga Partia Demokratike Serbe, për Ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive Etnike. Sipas tij, Stoilkoviq është i njohur për afërsinë e tij me Moskën dhe Beogradin dhe se kjo mund të çojë në probleme për një vend anëtar të NATO-s, siç është Maqedonia e Veriut.

“Është lideri i partisë serbe në Maqedoninë e Veriut, ai është i njohur për afërsinë e tij me Moskën dhe Beogradin dhe për një vend anëtar të NATO-s, prania e një personi me biografi të tillë në kabinetin qeverisës, do të shihet si burim i problemeve apo i diskutimeve, apo pse jo edhe i konflikteve brenda kabinetit qeverisës, duke marrë parasysh që një pjesë e madhe atij kabineti janë të rreshtuar përkrah Perëndimit.

Në bazë të numrave është për 4 ministri më i  madh ky kabinet se ai paraprak, pra do kemi shpenzime shtesë buxhetore dhe me këtë Maqedonia e Veriut ka kabinetin më të madh në Rajon, kabineti do të ketë 24 ministra. Profilet e ministrave brenda do të jenë burim i problemeve dhe konflikteve në Maqedoninë e Veriut”, u shpreh ai.

Lidhur me qeverisjen nga Mickoski, Neziri tha se shpreson që të mos ndjekë politikën e paraardhësit të tij, Nikola Gruevski, por të veprojë si një e djathtë moderne.

“Është një qeveri e së djathtës e konservatorëve dhe nënkuptohet se janë edhe nacionalistë dhe kjo qeveri, prap them se është herët se nuk dëshiroj ta paragjykoj, por do të vazhdojë të luaj në këtë krah sepse këto qeveri të djathta grumbullojnë vota duke nxitur urrejtjen tek tjetri. Unë shpresoj që kryeministri i ardhshëm nuk do të marrë modelin e paraardhësit e tij, të Nikola Gruevskit dhe e mbante mbështetjen e madhe vetëm duke luajtur kartën e nacionalizmit dhe nxitjen e urrejtjes. Pres që ai të ketë mësuar nga ato gabime dhe të veprojë si një e djathtë moderne që fokusin ta ketë në zhvillimin ekonomik, integrimin e vendit në BE, nxitjen e biznesit sesa në marrëdhëniet ndëretnike”, theksoi gazetari.

/a.r

Next Post
Mbante në banesë kapsolla detonatore, arrestohet 27-vjeçari në Sarandë, i gjendet dhe kanabis

Mbante në banesë kapsolla detonatore, arrestohet 27-vjeçari në Sarandë, i gjendet dhe kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

February 23, 2026
Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

February 23, 2026
Jeta në pasqyrë, 25 pyetje për sociologun e mirënjohur Fatos Tarifa

Retorika e dhunshme e Berishës nga perspektiva e Psikanalizës

February 23, 2026

Rama pas akuzave të Berishës: Me helikopter jo vetëm në Korçë, por edhe në Vlorë! Ligësi dhe padije e madhe që…

February 23, 2026
“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

February 23, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

“Balluku”, debate për ‘transparencën’ në Këshillin e Mandateve, Balla: Qesharake që PD kundërshton SPAK

February 23, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Gjok Beci, si shkruhet!?

February 23, 2026
Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

February 23, 2026
Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

February 23, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Shkodër/ Zbulohet arsenal armësh në shtëpinë e një të arrestuari, në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In