• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Formalitetet po devijojnë mësuesin nga mësimdhënia, ja çfarë nevojitet

by A R
08/09/2024 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga A. Shala*

Kualifikimi i mësuesve është proces më vete, që përveç matjes së aftësive të tij profesionale, u jep edhe titull ose status mësuesve; i kualifikuar, specialist dhe mjeshtër.

Me udhëzimin e MAS, koha e përfitimit të kualifikimeve përkatëse shkurtohet. Para këtij udhëzimi, kualifikimet bëheshin pas vitit të pestë, dhjetë dhe njëzetë të punës së çdo mësuesi.

a) Për kategorinë e kualifikimit “Mësues i kualifikuar”:

– 3 vjet pune si mësues;

– 30 kredite zhvillim profesional për tre vjet. Mësuesi çdo vit duhet të marrë 10 kredite: të paktën 50% e krediteve të ZHVP-se duhet të jenë të lidhura me aspekte metodologjike të zbatuara në fushën/profilin që mbulon; të paktën 70% e krediteve të ZHVP-së duhet të jenë në aktivitete të drejtpërdrejta; 80% e krediteve totale të ZHVP-së duhet të jenë nga aktivitetet e akredituara në nivel kombëtar;

– vlerësimin e performancës nga drejtori i shkollës “Mirë” ose “Shumë mirë”

b) Për kategorinë e kualifikimit “Mësues specialist”:

– 8 vjet pune si mësues, nga të cilat 5 vjet pune pas fitimit të kategorisë “Mësues i kualifikuar”; ii. 50 kredite zhvillim profesional për pesë vjet pas fitimit të kategorisë “Mësues i kualifikuar.

Çdo vit mësuesi duhet të marrë 10 kredite: te paktën 50% e krediteve të ZHVP-së duhet të jenë te lidhura me aspekte metodologjike të zbatuara në fushën/profilin që mbulon; të paktën 70% e krediteve të ZHVP-së duhet të jenë në aktivitete të drejtpërdreta; 80% e krediteve totale të ZHVP-së duhet të jenë nga aktivitetet e akredituara në nivel kombëtar;

– vlerësimin e performancës nga drejtori i shkollës “Mirë” ose “Shumë mirë”.

c) Për kategorinë e kualifikimit “Mësues mjeshtër”.

– 15 vjet pune si mësues nga të cilat 7 vjet pune pas fitimit të kategorisë “Mësues specialist”;

– 70 kredite zhvillim profesional për shtatë vjet pas fitimit të kategorisë “Mësues specialist”. Çdo vit, mësuesi duhet të marrë 10 kredite: të paktën 50% e krediteve të ZHVP-së duhet të jenë të lidhura me aspekte metodologike të zbatuara në fushën/profilin që mbulon; të paktën 70% e krediteve të ZHVP-së duhet të jenë në aktivitete të drejtpërdrejta; 80% e krediteve totale të ZHVP-së duhet të jenë nga aktivitetet e akredituara në nivel kombëtar.

Numri i lartë që duhen përfituar i tremb mësuesit sepse përtej përpjekjes për të grumbulluar kredite është kostoja e tyre. Aktualisht për një modul me 1 kredit paguhet 1000-2000 lekë.

Problemi i deritanishëm ka qenë fakti që modulet e certifikuara janë tema deri diku joeficiente, sikurse mënyra e zhvillimit të trajnimeve.

– Nëse institucioni synon të jetë produktiv në mësimdhënie mund t’i vetëkualifikojë mësuesit; d.m.th të krijojë kushte të brendshme për të trajnuar më të rinjtë nga mësuesit me përvojë.

– Që certifikimi i mësuesve të mos jetë formal, duhet që trajnimi të zgjasë në kohë, të zhvillohet nga figura të mësimdhënies dhe modulet të jenë të përshtatshme dhe të përzgjedhura nga vetë mësuesit. Shpesh mësuesit bëjnë trajnime për të përfituar kreditet me tema të cilat i kanë bërë më parë.

– Kreditet duhet të jenë matës i punës mësimdhënëse të mësuesit; p.sh. nëse një mësues ka rezultate të larta, metoda mësimdhënëse eficiente për këtë aftësi, ai të kreditohet.

Si në çdo profesion, trajnimet duhen, por deri më sot, trajnimet për mësuesit janë procedurë formale për të plotësuar me kredite mësuesin dhe për të mbushur me klientë agjencitë e akredituara për të bërë trajnimet e mësuesve.

Nëse kjo procedurë thjesht ndryshon emërtim, matje të krediteve apo vlerësim të tyre, është thjesht një fiktivitet që do vazhdojë gjatë dhe nuk do të japë asnjë rezultat të paktën aty ku synohet të japë.

Duke synuar të plotësojë formalitetet, mësuesi ka devijuar gati totalisht misionin e tij, mësimdhënien. – Problemet e arsimit lidhen me formalizmin.

Mësuesit punojnë më shumë si llogaritarë e llogaridhënës se sa si mësues. – Çdo udhëzim i ri, rrotullohet rreth të vjetrit pa ndryshuar asgjë, por duke përkthyer e duke zgjatur në shpjegime udhëzimet e vjetra.

Nëse do t’i vihej vëmendje orës së mësimit, metodave të mësimdhënies, zhvillimit shkencor, në fund të fundit nxënësit, trajnimi i mësuesit do të ishte vetë puna e tij.

*Mësuese në Arsimin Parauniveristar në një gjimnaz në Tiranë (Opinioni u dha me kusht të censurimit të emrit)

Monitor

Next Post
Zbulohet qyteti ku Rama do të kandidojë për deputet në Zgjedhjet e 2025-ës

Zbulohet qyteti ku Rama do të kandidojë për deputet në Zgjedhjet e 2025-ës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In