• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Formacioni i vitit, ESPN lë jashtë Ronaldon

by A R
09/12/2018 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kush janë lojtarët më të fortë të botës së futbollit në 2018-ën, një vit që po shkon drejt fundit? Kjo është pyetja që i kanë bërë vetes ekspertët e “ESPN”, që kanë provuar të krijojnë një renditje të veçantë mes trajnerëve dhe lojtarëve që janë dalluar në këtë sezon të fundit. Surprizat nuk kanë munguar.

Analiza është bërë në 360 gradë, duke shikuar të gjitha kategoritë e mundshme: nga portierët, mbrojtësit e djathtë, qendërmbrojtësit, mbrojtësit e majtë, mesfushorët e qendrës, mesfushorët sulmues, sulmuesit e krahut e deri te qendërsulmuesit.

De Gea, më i miri mes portierëve

Portieri i Manchester United kryeson renditjen e numrave 1 më të mirë të 2018-ës, i ndjekur nga Oblak (Atletico Madrid) dhe Courtois (Real Madrid).

PORTIERËT

1. David De Gea – Manchester United dhe Spanjë

2. Jan Oblak – Atletico Madrid dhe Slloveni

3. Thibaut Courtois – Real Madrid dhe Belgjikë

4. Alisson Becker – Liverpool dhe Brazil

5. Marc-André ter Stegen – Barcelona dhe Gjermani

6. Ederson – Manchester City dhe Brazil

7. Manuel Neuer – Bayern Munich dhe Gjermani

8. Hugo Lloris – Tottenham dhe Francë

9. Gianluigi Buffon – PSG dhe Itali

10. Keylor Navas – Real Madrid dhe Kosta Rikë

Carvajal dominon në të djathtë

Mes mbrojtësve të krahut duhet bërë një dallim mes atyrë që vrapojnë në të majtën dhe atyre në të djathtën. Në kategorinë e dytë dominon Dani Carvajal i Real Madrid, i cili ka lënë mbrapa Kimmich të Bayern Munich dhe Walker të Manchester City-t.

MBROJTËSIT E DJATHTË

1. Dani Carvajal – Real Madrid she Spanjë

2. Joshua Kimmich – Bayern Munich dhe Gjermani

3. Kyle Walker – Manchester City dhe Angli

4. Benjamin Pavard – Stuttgart dhe Francë

5. Dani Alves – PSG dhe Brazil

6. Kieran Trippier – Tottenham dhe Angli

7. Thomas Meunier – PSG dhe Belgjikë

8. Cesar Azpilicueta – Chelsea dhe Spanjë

9. Sergi Roberto – Barcelona dhe Spanjë

10. Juanfran – Atletico Madrid dhe Spanjë

Marcelo, numri një i krahut të majtë

Një tjetër “spanjoll” dhe një tjetër yll i Real Madrid kryeson këtë kategori. Braziliani i “Los Blancos” ka lënë mbrapa Alaba-n (Bayern) dhe Jordi Alba (Barça).

MBROJTËSIT E MAJTË

1. Marcelo – Real Madrid dhe Brazil

2. David Alaba – Bayern Munich dhe Austri

3. Jordi Alba – Barcelona dhe Spanjë

4. Alex Sandro – Juventus dhe Brazil

5. Benjamin Mendy – Manchester City dhe Francë

6. Lucas Hernandez – Atletico Madrid dhe Francë

7. Marcos Alonso – Chelsea dhe Spanjë

8. Andrew Robertson – Liverpool dhe Skoci

9. Filipe Luis – Atletico Madrid dhe Brazil

10. Layvin Kurzawa – PSG dhe Francë

I përhershmi Sergio Ramos

Italianët thuhet se janë më të mirët në  këtë pozicion, por kjo renditje kryesohet nga kapiteni i Real Madrid, Ramos, i cili ndiqet nga francezi Varane dhe uruguaiani Godin.

QENDËRMBROJTËS

1. Sergio Ramos – Real Madrid dhe Spanjë

2. Raphael Varane – Real Madrid dhe Francë

3. Diego Godin – Atletico Madrid dhe Uruguai

4. Virgil Van Dijk – Liverpool dhe Holandë

5. Giorgio Chiellini – Juventus dhe Itali

6. Gerard Piqué – Barcelona dhe Spanjë

7. Samuel Umtiti – Barcelonë dhe Francë

8. Leonardo Bonucci – Juventus dhe Itali

9. Kalidou Koulibaly – Napoli dhe Senegal

10. Jan Vertonghen – Tottenham dhe Belgjikë

Luka Modric, regjisori më i mirë

Fituesi i Topit të Artë kryeson renditjen e mesfushorëve qëndrorë. Kroari ka parakalauar në podium Kante të Chelsea-t dhe shokun e skuadrës te Real Madrid, Toni Kroos.

MESFUSHORË QENDRE

1. Luka Modric – Real Madrid dhe Kroaci

2. N’Golo Kanté – Chelsea dhe Francë

3. Toni Kroos – Real Madrid dhe Gjermani

4. Paul Pogba – Manchester United dhe Francë

5. Sergio Busquets – Barcelona dhe Spanjë

6. Ivan Rakitic – Barcelona dhe Kroaci

7. Casemiro – Real Madrid dhe Brazil

8. Jorginho – Chelsea dhe Itali

9. Thiago – Bayern Munich dhe Spanjë

10. Marco Verratti – PSG dhe Itali

De Bruyne, fantazisti më i mirë

Për rolin e fantazistit, “ESPN” i ka patur idetë e qarta. Më i miri nga të gjithë është Kevin de Bruyne, blegu i Manchester City ka dalë para Isco dhe David Silva.

MESFUSHORËT SULMUES

1. Kevin De Bruyne – Manchester City dhe Belgjikë

2. Isco – Real Madrid dhe Spanjë

3. David Silva – Manchester City dhe Spanjë

4. Philippe Coutinho – Barcelona dhe Brazil

5. Christian Eriksen – Tottenham dhe Danimarkë

6. Dele Alli – Tottenham dhe Angli

7. Bernardo Silva – Manchester City dhe Portugali

8. James Rodriguez – Bayern Munich dhe Kolumbi

9. Koke – Atletico Madrid dhe Spanjë

10. Mesut Ozil – Arsenal

Mane, sulmuesi më i mirë i krahut

Sadio Mane, ylli i Liverpool, ka marrë vendin e parë mes sulmuesve më të mirë të krahut të 2018-ës, i ndjekur nga yjet City-t, Leroy Sane dhe Raheem Sterling.

SULMUES KRAHU

1. Sadio Mane – Liverpool dhe Senegal

2. Leroy Sane – Manchester City dhe Gjermani

3. Raheem Sterling – Manchester City dhe Angli

4. Ivan Perisic – Inter dhe Kroaci

5. Marco Asensio – Real Madrid dhe Spanjë

6. Willian – Chelsea dhe Brazil

7. Lorenzo Insigne – Napoli dhe Itali

8. Ousmane Dembele – Barcelona dhe Francë

9. Marco Reus – Borussia Dortmund dhe Gjermani

10. Douglas Costa – Juventus e Brasile

Sulmues i dytë, askush si Messi

Lufta për këtë pozicion është shumë e ndezur, por “ESPN” ka zgjedhur Leo Messi-n para Cristiano Ronaldo-s dhe Kylian Mbappe-së.

SULMUESIT E DYTË

1. Lionel Messi – Barcelona dhe Argjentinë

2. Cristiano Ronaldo – Juventus dhe Portugali

3. Kylian Mbappe – PSG dhe Francë

4. Eden Hazard – Chelsea dhe Belgjikë

5. Antoine Griezmann – Atletico Madrid dhe Francë

6. Neymar – PSG dhe Brazil

7. Mohamed Salah – Liverpool dhe Egjipt

8. Gareth Bale – Real Madrid dhe Uells

9. Roberto Firmino – Liverpool dhe Brazil

10. Paulo Dybala – Juventus dhe Argjentinë

Harry Kane, mbreti i zonës së rreptësisë

Qendërsulmuesi më i vlerësuar i 2018-ës është Harry Kane i Tottenham, i ndjekur nga Aguero dhe Cavani.

QENDËRSULMUESIT

1. Harry Kane – Tottenham dhe ANgli

2. Sergio Aguero – Manchester City dhe Argjentinë

3. Edinson Cavani – PSG dhe Uruguai

4. Luis Suarez – Barcelona dhe Uruguai

5. Robert Lewandowski – Bayern Munich dhe Poloni

6. Romelu Lukaku – Manchester United dhe Belgjikë

7. Diego Costa – Atletico Madrid dhe Spanjë

8. Mario Mandzukic – Juventus dhe Kroaci

9. Gonzalo Higuain – Milan dhe Argjentinë

10. Mauro Icardi – Inter dhe Argjentinë

Ky është formacioni më i mirë i 2018-ës, sipas “ESPN”:

De Gea – Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Marcelo – Sanè, Modric, De Bruyne, Manè – Messi, Kane

Pep Guardiola, trajneri më i mirë

Në fund, pyetja tradicionale: kush do të ishte trajneri i kësaj super skuadre? Përgjigjja është Pep Guardiola, edhe këtë herë në krye të listës së trajnerëve më të vlerësuar. Pas tij vijnë Jurgen Klopp dhe Diego Simeone.

TRAJNERËT

1. Josep Guardiola – Manchester City

2. Jurgen Klopp – Liverpool

3. Diego Simeone – Atletico Madrid

4. Massimiliano Allegri – Juventus

5. Maurizio Sarri – Chelsea

6. Didier Deschamps – Francë

7. Mauricio Pochettino – Tottenham

8. Carlo Ancelotti – Napoli

9. Tite – Brazil

10. Thomas Tuchel – PSG

/telesport/a.r

Next Post
Femrat më të bukura sipas shenjës së Horoskopit

Kaq e pati beqaria, këto janë 3 shenjat që do të martohen në 2019-ën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e pronarit të lokalit në Sarandë, kapen në Greqi i dyshuari i krimit dhe ‘sebepi i sherrit’

Vrasja e pronarit të lokalit në Sarandë, kapen në Greqi i dyshuari i krimit dhe ‘sebepi i sherrit’

October 28, 2026
Zelensky njofton përparime të reja ushtarake: Përdorëm tubacionet e gazit për të goditur forcat ruse

Zelensky njofton përparime të reja ushtarake: Përdorëm tubacionet e gazit për të goditur forcat ruse

October 28, 2026
Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të autorit të masakrës së Fort Hood, do të ishte vrasja e parë ushtarake në 65 vjet

Votuesit hispanikë kthehen kundër Trumpit: Na zhgënjeu, ishte gabim që e votuam

October 28, 2026
Macron dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zgjedhjen e kreut të OKB-së

Macron dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe zgjedhjen e kreut të OKB-së

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu kryeson me 56 mandate, opozita siguron 48

Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu kryeson me 56 mandate, opozita siguron 48

October 28, 2026
Incidenti me Flamur Nokën në Vorë, Celibashi shkarkon të gjithë vëzhguesit

Zgjedhjet 2027, Celibashi: Inteligjenca Artificale mund të numërojë fletët e votimit në Tiranë

October 28, 2026
SHBA vendos sistem shtesë “Patriot” dhe përforcon praninë ushtarake në Izrael

SHBA vendos sistem shtesë “Patriot” dhe përforcon praninë ushtarake në Izrael

October 28, 2026
Horoskopi i Brankos për të mërkurën, 28 tetor 2026

Horoskopi i Brankos për të mërkurën, 28 tetor 2026

October 28, 2026
Kina thirrje Gjermanisë dhe BE-së të jenë racionale në çështjet e tregtisë: Jemi partner i besueshëm

Kina thirrje Gjermanisë dhe BE-së të jenë racionale në çështjet e tregtisë: Jemi partner i besueshëm

October 28, 2026
E rrëfeu krimin para se të ekzekutohej, ADN konfirmon se vrasësi serial Ted Bundy vrau 17-vjeçaren Laura në vitin 1974

E rrëfeu krimin para se të ekzekutohej, ADN konfirmon se vrasësi serial Ted Bundy vrau 17-vjeçaren Laura në vitin 1974

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In