• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Formacioni anti-Norvegji me surpriza, skema dhe të preferuarit e Panuccit

by Java News
22/03/2018 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Christian Panucci duket se ka filluar të qartësojë idetë e tij lidhur me formacionin që do të përdorë në ndeshjen me Norvegjinë. Në seancën stërvitore të kësaj të enjteje, trajneri dha jo pak indikacione sa u përket titullarëve në ndeshjen e së hënës, ku pritet të ketë disa befasi në rreshtimin nga minuta e parë.

Sipas asaj që Supersport ka mundur të mësojë, Panucci do të luajë me skemën 4-3-3, ku risia do të nisë që nga porta, teksa Etrit Berisha ka vazhduar të shfaqë probleme fizike dhe në një ndeshje përgatitore të organizuar nga trajneri, nuk ishte i pranishëm në asnjë prej ekipeve. Panucci provoi te ndeshja e kontrollit dy skuadra, të parën me rreshtimin 4-3-3  dhe të dytën, që mund të konsiderohet si skuadra e rezevave, me rreshtimin 4-2-3-1.

Në portë duhet ta nisë nga minuta e parë Thomas Strakosha, ndërkohë që në mbrojtje nuk ka risi, me Hysajn në të djathtë, Lenjanin në të majtë e Mavrajn e Gjimshitin në qendër. Në mesfushë bie në sy eksperimentimi me Ramadanin në qendër, ndërsa reparti plotësohet nga Xhaka dhe Qaka, me këtë të fundit që do të ketë për herë të parë një fanellë titullari.

Këtyre 3 lojtarëve trajneri u kushtoi jo pak vëmendje, duke hyrë dhe në fushë dhe dhënë indikacione. Ndërkohë në skuadrën e parë me rreshtimin 4-3-3, trajneri hodhi në sulm Grezdën, Balajn në qendër dhe Roshin në krahun tjetër dhe ky pritet të jetë dhe maja e sulmit për ndeshjen e së hënës.  Këto ditë duket se kanë bindur trajnerin që të ndryshojë emrat dhe sa i përket sulmit, duke preferuar Balajn përpara Sadikut, që në ndeshjen stërvitore luajti me ekipin tjetër.

Gjithsesi, Sadiku tregoi se nuk do të heqë dorë lehtë nga një fanellë titullari, teksa arriti të shënojë dhe një gol për skuadrën e rezervave, ndërsa një tjetër iu anullua nga stafi për pozicion jashtë loje.  Në pjesën e dytë të ndeshjes së kontrollit brenda grupit trajneri megjithatë bëri disa ndryshime, duke hedhur me ekipin e parë Alijin në vend të Lenjanit, Likan për Hysajn, Lilajn për Ramadanin dhe Ajetin që i zuri vendin Gjimshtit.

Gjithsesi alternativat e para me shumë mundësi janë për momentin më të avantazhuar për të patur një vend titullari dhe pse deri të hënën shumë gjëra mund të ndryshojnë. Sa i përket pjesës tjetër të stërvitjes, në fillim të saj pati dhe një takim të përzemërt me një fëmijë me aftësi të kufizuara./a.ç

Next Post
Futbolli në zi, ndahet nga jeta ish-kampioni i botës

Futbolli në zi, ndahet nga jeta ish-kampioni i botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

October 28, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

October 28, 2026
Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

October 28, 2026
Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

October 28, 2026
Vdes në spitalin e Fierit i arrestuari për narkotikë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt

October 28, 2026
Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

October 28, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu akuza të forta partive arabe: Vodhën zgjedhjet! Duhen hetime urgjente!

October 28, 2026
Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

October 28, 2026
Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

October 28, 2026
Vuçiç riemëron Ana Brnabiç si kryeministre të Serbisë: Nuk do ta ketë mandatin të plotë

“Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit” / Brnabiç ngre alarmin pas fitores së studentëve: Ka nisur terrori revolucionar

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In