Tirana-Partizani nis prej orës 18:00 dhe tashmë janë mësuar edhe rreshtimet e skuadrave. Një formacion surprizues i Nevil Dedes, i cili e rreshton skuadrën e tij me modulin 3-4-3. Rikthehet Kristi Vangjeli, që do të luajë me Najdovksin dhe Hoxhallarin në qendër.
Në katërshen e mesfushës nga krahët pozicionohen Toshevski dhe Ismajlgeci, kurse në qendër me Bathën është përzgjedhur Toli. Torassa është rikuperuar dhe luan në sulm me Danso dhe Muçi. Te Partizani nuk ka asgjë jashtë parashikimeve, teksa Daja ka zgjedhur të njëjtin formacion që luajti kundër Skënderbeut.
TIRANA-PARTIZANI
TIRANA: Bekaj – Vangjeli, Najdovksi, Hoxhallari – Toshevski, Toli, Batha, Ismajlgeci – Danso, Torassa, Muçi. Trajner: Nevil Dede
PARTIZANI: Hoxha – Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj – Kote, Broja, Bardhi – Solomon, Mala, Cardoso. Trajner: Ilir Daja./a.p