• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 23, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Formacionet/ Historia, forma dhe mungesat! Sot luhet finalja e Champions League mes PSG-së dhe Interit

by E S
31/05/2025 17:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të shtunë (31 maj) në orën 21:00 në Mynih do luhet finalja e Champions League për edicionin 2024-25. Ndeshja e sotme vendos përballë PSG-në dhe Interin, për herë të parë në një ndeshje zyrtare, që vlen trofeun më të madh në Evropë. Në historinë mes tyre dy skuadrat janë përballur pesë herë në miqësore, nga të cilat tre kanë folur për francezët e PSG-së dhe në dy raste për italianët e Interit.

Nga stolat me ide do përballen edhe dy strategët, Luis Enrique që e ka shijuar në një rast si trajner trofeun në sezonin 2014-15 me Barcelonën, ndërsa nga ana tjetër është Simone Inzaghi që nuk ka fituar asnjë trofe të Champions, me bilancin që është një finale e humbur me Interin e tij më 10 qershor 2023 kundër Manchester Cityt (1-0) në Stamboll. PSG u mposht 1-0 nga Bayern Munich në finalen e Champions League të vitit 2020.

Historia dhe rruga drejt finales

Për PSG-në kjo është një mundësi historike për të fituar për herë të parë trofeun e parë të madh evropian, ndërsa Interi do të kërkojë të rikthehet në majë të kontinentit pas 15 vitesh dhe të sigurojë titullin e katërt në këtë garë prestigjioze.

Rruga drejt finales ka qenë e vështirë për të dyja skuadrat. PSG eliminoi tre ekipe angleze me emër; Liverpoolin pas penalltive në 1/8-at (1-1, 4-1), Aston Villan në një spektakël golash në çerekfinale (5-4) dhe më pas Arsenalin në gjysmëfinale (3-1).

Ndërkohë, Interi kaloi Feyenoordin (4-1), pastaj mposhti Bayernin në një përballje dramatike (4-3), ndërsa në gjysmëfinale zhvilloi dy ndeshje spektakolare kundër Barcelonës, duke triumfuar me rezultatin e përgjithshëm 7-6.

Forma e dy skuadrave në garat vendase është kontrast i theksuar. PSG ka fituar tripletë këtë sezon (Ligue I, Kupa e Francës dhe Superkupa), ndërsa Interi nuk ka arritur të fitojë asnjë trofe dhe e sheh këtë finale si mundësinë e vetme për të shpëtuar sezonin.

Arbitri – Finalja do të drejtohet nga gjyqtari rumun Istvan Kovacs, i cili pritet të ketë një sfidë të vështirë përballë dy skuadrave plot yje dhe ambicie.

Forma e skuadrave dhe mungesat

PSG

Presnel Kimpembe është lojtari i vetëm që mungon për PSG-në në finalen e Champions League. Luis Enrique nuk ka gjasa të bëjë ndonjë surprizë të madhe për takimin me Interin.

Megjithatë, ai duhet të vendosë nëse Desire Doue apo Bradley Barcola do t’i bashkohen Ousmane Dembele dhe Khvicha Kvaratskhelia në vijën e parë të sulmit.

Inter

Benjamin Pavard pritet të rikthehet në skuadër pas një periudhe jashtë fushave. Piotr Zielinski dhe Yann Bisseck do të vlerësohen gjithashtu, duke lënë vetëm Valentin Carboni si mungesa e vetme e konfirmuar e Interit.

Federico Dimarco duhet të marrë vendin e tij në pozicionin e mbrojtësit të krahut të majtë, përpara Carlos Augustos.

E shtuna do të shënojë finalen e dytë të Champions League për Interin në tre vitet e fundit dhe ata do të synojnë të bëjnë më mirë se në vitin 2023.

Formacionet e mundshme

PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes; Neves, Vitinha, Fabian Ruiz; Doue, Dembele, Kvaratskhelia

Inter: Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Thuram

Next Post
Ish-presidenti Bamir Topi: Pas 21 janarit isha si në “arrest shtëpie”, më ndiqnin kudo!

Bamir Topi “skanon” 11 majin: Gjithçka ishte e pritshme. Zgjedhjet rikonfirmuan status quo-në!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Njihuni me 3 shenjat më fatlume të horoskopit për javën që vjen! Mos i lini mundësitë të shkojnë dëm

Njihuni me 3 shenjat më fatlume të horoskopit për javën që vjen! Mos i lini mundësitë të shkojnë dëm

June 22, 2025
The Times: Pyetjet që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

The Times: Pyetjet që duan përgjigje pas sulmit të SHBA-së ndaj Iranit

June 22, 2025
Ngushtica e Hormuzit: 3 kilometrat më të ndjeshme të ekonomisë botërore

Ngushtica e Hormuzit: 3 kilometrat më të ndjeshme të ekonomisë botërore

June 22, 2025
Trump i përgjigjet atyre që kundërshtuan sulmin në Iran: Ishte një sukses spektakolar ushtarak

Trump i përgjigjet atyre që kundërshtuan sulmin në Iran: Ishte një sukses spektakolar ushtarak

June 22, 2025
“Khamenei u soll si idiot”, zbulohen prapaskenat pas sulmit të SHBA-ve në Iran! Si bashkëpunuan me izraelitët

“Khamenei u soll si idiot”, zbulohen prapaskenat pas sulmit të SHBA-ve në Iran! Si bashkëpunuan me izraelitët

June 22, 2025
Sa shqiptarë jetojnë në Iran? Disa prej tyre duan të largohen nga vendi!

Sa shqiptarë jetojnë në Iran? Disa prej tyre duan të largohen nga vendi!

June 22, 2025
Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, Rama: Së shpejti, një tjetër marrëveshje bashkëpunimi

Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, Rama: Së shpejti, një tjetër marrëveshje bashkëpunimi

June 22, 2025
Ja kush zotëron rezervat më të mëdha të arit në botë

Ja kush zotëron rezervat më të mëdha të arit në botë

June 22, 2025
Këshilltari i liderit suprem të Iranit bën paralajmërimin tronditës: Loja nuk ka mbaruar…

Këshilltari i liderit suprem të Iranit bën paralajmërimin tronditës: Loja nuk ka mbaruar…

June 22, 2025
Sulmi i SHBA në impiantet bërthamore të Iranit, eksperti: Ky sulm mund të ndryshojë kastën politike të shtetit islamik

Sulmi i SHBA në impiantet bërthamore të Iranit, eksperti: Ky sulm mund të ndryshojë kastën politike të shtetit islamik

June 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com