• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Formacionet/ Derbi ndez sonte kryeqytetin, Partizani-Tirana gati për betejën epike

by Java News
30/11/2018 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koha do të ndalet, e gjithë vëmëndja do të kthehet në stadiumin “Selman Stërmasi”, aty ku rivalët historikë, dy skuadra që përjetëisht do të jenë në anën e kundërt do të sfidohen ne 18:00, për të përcaktuar se kush do të mbretërojë kryeqytetin.

Prej 4 vitesh ose më mirë prej 14 ndeshjesh në fron qëndron me krenari Partizani, një hapësirë kohore ku të kuqtë nuk janë larguar asnjëherë të dëshpëruar.

Një përballje mes dy besimeve të ndryshme, mes një skuadre si Partizani që në çastin kur u krijua e më tej bëri një Shqipëri të dashurohej me të, por që nuk gjente mbështejte maksimale në qytetin e vetë, sepse në Tiranë pjesa më e madhe ishte bardheblu.

Futbolli shqiptar është mbi të gjitha Partizani-Tirana, vlen sa një kampionat dhe kjo nuk është një fjali e euforike, por është një e vërtetë e prekshme për të gjitha ata që i ndjejnë ngjyrat e dy klubeve ose kanë kontribuar për to.

Rivaliteti i shëndetshëm është mjaft i veçantë aq sa nuk të lejohet që në stërvitje apo edhe në përditshmëri të veshësh ngjyrat e rivalit.

“Demat” duke se më në fund e kanë deshifruar kodin e suksesit dhe shtegu është ai i duhuri për të ngritur lart trofeun e kampionit pas një argjërimi ekstrem prej 15 vitesh.

Skënder Gega i lidhur ngushtë me të kuqtë ka ditur deri më tani të administrojë edhe situata të vështira si rasti i Trashit apo çështja Alban Hoxhës, me kapitenin që nuk do të jetë titullar.

E nëse Partizani ka hasur në disa pengesa, Tirana ka përfunduar buzë greminës. Viti i “ferrit” në kategorinë e parë nuk i ndezi flakët e kësaj skuadre që deri më tani nuk ka bërë askënd krenar në rikthimin mes më të mirëve.

Tifozët janë larguar, madje situata degradoi aq sa iu kërkua lojtarëve të hiqnin fanellat, por derbi është diçka tjetër, mund të shërbejë si një dozë e pakrahusueshme morali që do të ringrinte në këmbë bardheblutë e plagosur.

Partizani-Tirana është më shumë se një ndeshje, vlen më tepër se një titull, Partizani-Tirana është futbolli shqiptar.

Përsa i përket 11-sheve titullare që do të zbresin në fushën e Selman Stërmasit, dy trajnerët Gega dhe Mema nuk kanë më dilema, shkruan “Supersport”.

Formacionet e mundshme:

Partizani:(4-2-3-1): Xhika, Ibrahimi, Belica, Atanda, Trashi, Telushi, Hila, Asani, Mensah, Mala, Bardhi.

Tirana:(4-3-2-1):Abibi, Doka, Atinga, Hoxhallari, Imami, Daja, Maveje, Karabeci, Sentamu, Halili, Hasani.

a.ç

Next Post
Ademi i bën ‘bisht’ pyetjeve, përkujton më 28 Nëntor Migjenin dhe… 2 Prillin

Ademi i bën 'bisht' pyetjeve, përkujton më 28 Nëntor Migjenin dhe... 2 Prillin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiranë (VIDEO)

November 9, 2026
“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

“Nevojitet kontributi i të gjithëve”- Ambasadorja e BE i dorëzon Hoxhës progres-raportin: Shqipëria, e aftë të përmbushë angazhimet e saj!

November 9, 2026
Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve (ARSYETIMI)

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In