• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Foreign Policy: Si u shënjestrua Shqipëria nga hakerat – Iranin e ndihmoi Rusia?!

by Java News
28/03/2023 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur rruga ku ndodhej Ambasada Ruse në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u riemërtua si “Ukraina e Lirë”, rusët vendosën të lëviznin.

Ata çmontuan në mënyrë metodike kamerat jashtë godinës, hoqën antenat e komunikimit dhe ulën flamurin. Iranianët, nuk e patën luksin e kohës për të tilla veprime. Pasi Republika Islamike u konsiderua përgjegjëse për sulmet kibernetike ndaj qeverisë shqiptare, në një fjalim televiziv në 7 shtator 2022, kryeministri Edi Rama u dha diplomatëve të Teheranit vetëm 24 orë për t’u larguar nga vendi.

Ishte një ndërprerje e paprecedentë e marrëdhënieve diplomatike për sulme të supozuara kibernetike, shkruan Foreign Policy, duke nënvizuar bindjen e hetuesve se Shqipëria ishte vendosur në shënjestër si shenjë hakmarrjeje ndaj strehimit të mijëra anëtarëve të grupit opozitar në mërgim, Mujahedin-e-Khalq (MEK).

Pajisjet e survejimit ende të paprekura të lëna pranë portës së ambasadës iraniane mbeten një kujtesë e faktit se sytë armiqësore janë ende mbi Shqipërinë, thuhet në shkrim, teksa aktorë të jashtëm dashakëqij mund të duan të dëmtojnë një nga anëtarët më të cenueshëm të aleancës ushtarake të NATO-s.

“Lufta e pistë kibernetike ende vazhdon”, i tha Rama Foreign Policy në muajin janar. Revista e njohur amerikane i rikthehet tani analizimit të asaj situate. Përmasat, qëllimi dhe natyra e sofistikuar e mjaft agresive e sulmeve në Shqipëri, plus operacionet ransomware nga grupe hakerash që vepronin brenda territorit rus nënkuptojnë sipas saj se Irani, nuk ka vepruar i vetëm.

Duke cituar ekspertë të brendshëm, ajo thotë se me gjasë ka pasur një bashkëpunim mes Rusisë dhe Iranit, sepse gama e sulmeve ishte shumë e gjerë. Shkrimi kujton sesi thuajse në të njëjtën periudhë që u godit Shqipëria, pati sulme edhe në Malin e Zi, Bullgari, Kosovë e Maqedoninë e Veriut, dhe të gjitha ato u ndërmorën nga grupe rusisht-folëse.

/s.f

Next Post
Arben Kraja u ankua/ Ish-prokurori Hajdari: Na kanë kërcënuar me fëmijë e gra e s’na ndodhi gjë. SPAK është në rrugën e duhur

"Autorët e sulmit ndaj TCH kanë lënë pas gabime. Çfarë ndodhi me hetimet për djegien e Koha Jonë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

Kreu i Forumit Ekonomik Botëror të Davos-it jep dorëheqjen pas lidhjeve me Epstein

February 26, 2026
Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

Hartues i Kushtetutës, zbulohet emri i kandidatit të parë për president të Kosovës

February 26, 2026
Bashkia e Tiranës zgjeron programin e mbështetjes sociale, Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

Bashkia e Tiranës zgjeron programin e mbështetjes sociale, Ristani: 1500 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

February 26, 2026
Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

Ministri Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake, në maj nis Shkolla e Aviacionit dhe uniformat e para ‘Made in Albania’

February 26, 2026
Tërheqja e valës së inflacionit, BSH mund të ulë normën e interesit, kreditë në lekë më të lira

Kursimet në lekë, rritje rekord/ BSH: Në janar u zgjeruan me 26 miliardë lekë

February 26, 2026
Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

Kryemadhi pas daljes nga SPAK: 240 faqe akuzë, shumica të fokusuara te unë, vetëm 35 faqe për Metën

February 26, 2026
Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Metën, në 5 mars vendimi për kalimin ose jo të çështjes në gjykim

Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për Metën, në 5 mars vendimi për kalimin ose jo të çështjes në gjykim

February 26, 2026
Gjykata e Posaçme e liroi nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën! Ish-ministri do gjykohet i lirë

Gjykata e Posaçme e liroi nga qelia, Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën! Ish-ministri do gjykohet i lirë

February 26, 2026
Raporti i monitorimit të bashkive, Demo: Premtimet e pambajtura krisin marrëdhënien me qytetarët

Raporti i monitorimit të bashkive, Demo: Premtimet e pambajtura krisin marrëdhënien me qytetarët

February 26, 2026
Dhuna ndaj policëve në protestë, Koçiu: Autorët do dënohen maskimalisht!

Nga Smart City te transformimi i Policisë Bashkiake dhe fuqizimi i rolit të prefektit, ministrja Koçiu zbardh detaje nga paketa ligjore: Asetet e krimit kalojnë te familjet e të rënëve në detyrë

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In