• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Forcohet leku, ia kalon të gjitha monedhave në rajon

by A R
23/07/2019 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria vijon të ketë deficit të lartë të llogarisë korente në raport me Rajonin, por në paradoks më këto zhvillime monedha vendase është mbiçmuar ndjeshëm në tregun valutor në raport me monedhat e vendeve fqinjë.

Sipas grafikut bashkëngjitur një përpunim të dhënash i Fondit Monetar Ndërkombëtar kursi real efektiv i këmbimit (REER) (vlera e jashtme e monedhës së një vendi kundrejt monedhave të partnerëve të tij më të rëndësishëm) është rritur ndjeshëm që nga viti 2015 duke tejkaluar monedhat e të gjithë fqinjëve rajonale edhe pse disa prej tyre kanë përjetuar përmirësim të deficitit tregtar gjatë periudhë 2014-2018.

Pothuajse 80 për qind të shkëmbimeve tregtare Shqipëria i ka me vendet e Eurozonës të cilat kanë në përdorim monedhën e përbashkët euro. Për pasojë forcimi i lekut në kursin real efektiv të këmbimit pasqyron mbiçmimin e lekut ndaj euros gjatë viteve të fundit.

Forcimi i lekut me rreth 12 pikë përqindje në katër vitet e fundit me monedhat ku Shqipëria shkëmben mallra dhe shërbime e ka bërë Shqipërinë më pak konkurruese edhe në raport me Rajonin. Kjo po reflektohet së fundmi edhe më rënien e eksporteve në vlerë, pas më shumë se dy dekada rritje të vazhdueshme.

Nga janari 2005 deri në fund të vitit 2007 Leku shqiptar ishte forcuar me ritme të ta lartë se monedhat rajonalë, por [as krizës së vitit 2008 kursi i këmbimit të lekut më valutat kryesore pësoi rënie. Nga viti 2008 deri në vitin 2014, dinarit serb dhe atij maqedonas ishte më e lartë. Madje në vitin 20011 leku performoi shumë më dobët se monedhat e vendeve të Europës Lindore.

Forcimi i lekut mori kthese në maj të vitit 2014 dhe vlera e tij u rrit me ritme të shpejta, duke tejkaluar të gjitha monedhat e rajonit. Në janar të vitit 2019, vlera e lekut në tregun e këmbimit tejkaloi edhe ritmet e dinarit Serb i cili kishte performancën më mirë në këmbimin valutore në raport me rajonin.

Nga ana tjetër Shqipëria në fund të vitit 2018 kishte deficitin e llogarisë korrente më të lartin në Rajon pas Malit të Zi dhe Kosovës.

Shqipëria është një vend me një ekonomi të vogël e të hapur, ndaj dhe kursi i këmbimit të lekut luan një rol të rëndësishëm në ndikimin e nivelit të çmimeve në Shqipëri dhe në bilancin e pagesave në vend. Gjithashtu, hapja e ekonomisë shqiptare gjithnjë e më shumë ndaj tregjeve të huaja, përbën një interes të veçantë lidhur me pozitën konkurruese të bizneseve shqiptare në tregtinë në vend dhe jashtë tij. /monitor/

Next Post
FOTO / Kejvina Kthella “tërbon” Instagramin, nxjerr të pasmet “sheshit”

FOTO / Kejvina Kthella "tërbon" Instagramin, nxjerr të pasmet "sheshit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

November 14, 2026
Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

November 14, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

“Britania të mos përdorë armë bërthamore!”- Lufta, zbulohen kushtet e Putinit për paqe me Ukrainën: Nëse sulmojmë vendet europiane…

November 14, 2026
Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

November 14, 2026
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Njerëzit e Vuçiçit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?

November 14, 2026
Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

November 14, 2026
Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

November 14, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Po tenton të kontrollojë Drejtësinë? Trump kërkon t’i heqë më shumë pushtet gjyqësorit, konflikti thellohet deri në Gjykatën e Lartë!

November 14, 2026
Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

November 14, 2026
Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In