Me ndihmën e linjës hekurudhore Kinë-Evropë, rritja e tregtisë së Kinës me 17 vende në Evropën Qendrore dhe Lindore ka vijuar përshpejtimin, me një normë mesatare vjetore të rritjes prej 8% gjatë nëntë viteve të fundit. Kjo shifër është më shumë se dyfishi i rritjes së shkallës së tregtisë midis Kinës dhe BE-së. Edhe gjatë periudhës së depresionit ekonomik si pasojë e pandemisë COVID-19, rritja e tregtisë midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore ka vijuar rritje të dukshme. Ndër artikujt kryesorë janë kryesisht furnizimet mjekësore dhe mallrat e konsumit.
Aktualisht, në procesin e rimëkëmbjes ekonomike pas epidemisë, tregtia midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore ka treguar rritje shpërthyese. Në tremujorin e parë të këtij viti, vëllimi i tregtisë midis Kinës dhe 17 vendeve në Evropën Qendrore dhe Lindore u rrit me 50.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë në 30.13 miliardë dollarë. Mes tyre, importet e Kinës nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore janë rritur fuqishëm, me një rritje prej 44.7%.(foto nga VCG)