• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Forcohen masat ndaj duhanpirjes në ambientet publike, Manastirliu: Ndalohen edhe cigaret elektronike

by Java News
03/07/2019 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duhanpirja në ambientet e brendshme edhe për duhanin me ngrohje, cigaren elektronike dhe shisha/nargjile do të ndalohet.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu prezantoi në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend propozimet për ndryshimin e ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”. Duke theksuar se ndryshimet në projektligj janë hartuar në frymën e Direktivës 40/2014 të BE si dhe Konventës Kuadër të OBSH për kontrollin e duhanit, Manastirliu tha se ndryshimet janë konsultuar gjerësisht me grupet e interesit.

“I çmojmë të domosdoshme këto ndryshime, jo vetëm për të përmirësuar kontrollin e duhanpirjes, por për të dekurajuar pirjen e duhanit tek moshat e reja dhe për të reduktuar akoma më shumë duhanpirjen në tërësi, pasi, duhanpirja është një ndër tre faktorët madhorë të riskut për sëmundjen kronike në Shqipëri, të cilat përbëjnë shkakun kryesor të vdekjeve dhe paaftësisë“, tha Manastirliu.

Ndryshimet ligjore parashikojnë edhe forcimin e masave ndëshkuese në rast të moszbatimi të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit nga produktet e duhanit.

“Janë forcuar masat administrative për shkeljen e ligjit. Nëse një subjekt shkel 2 herë rresht brenda dy muajve nenin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, gjoba do të jetë sa dyfishi i gjobës së parë. Nëse e përsërit të njëjtën shkelje brenda një afati 1 vjeçar gjobitet me 6-fishin e gjobës, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licencës për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë gjatë prezantimit të ndryshimeve në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend.

Ndryshimet ligjore që propozohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale përfshijnë për herë të parë në ligj produktet inovatore të duhanit që kanë hyrë së fundmi në tregun shqiptar dhe që kanë qenë tërësisht të parregulluara si cigarja elektronike, duhani me ngrohje dhe shisha/nargjile, duke synuar të përfshijë në kuadër rregullator çdo produkt ose nënprodukt duhani që është i dëmshëm për shëndetin e popullatës. Veç ndalimit të konsumimit në ambientet e brendshme të cigares elektronike apo produkteve të reja të duhanit, sa i janë vendosur limite për përqëndrimin e nikotinës dhe sasinë e lëngut me përmbajtje nikotine, me qëllim mbrojtjen e mëtejshme të konsumatorit nga kjo substancë që krijon varësi.

Do të ndalohet gjithashtu shitja e produkteve të duhanit me shije karakteristike (mente, vanilje etj) si dhe shitja e paketave të duhanit me numër të reduktuar cigaresh, si masa për të dekujaruar duhanpirjen.

Një pikë tjetër që ndryshin është detyrimi që u vendoset prodhuesve dhe importuesve të produkteve të duhanit për të informuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për hyrjen në treg të produkteve të reja të duhanit, karakteristikat e tyre dhe për efektet negative që ata kanë në popullatë, gjë e cila do të bëjë të mundur një monitorim më të mirë të zbatimit të ligjit dhe të përshtatjes së tij në të ardhmen, bazuar në produktet e reja që hyjnë në vend. Forcohen masat për promocionin dhe marketimin e produkteve të duhanit, duke ndaluar edhe promocionin e fshehtë të këtyre produkteve, sepse OBSH e konsideron si një faktor që stimulon përdorimin e tij në popullatë.

Të dhënat e Studimin Demografik dhe Shëndetësor të vitit 2018 tregojnë se prevalenca e duhanpirjes te meshkujt në Shqipëri ka ardhur në rënie 10-vjecarin e fundit. Aktualisht në Shqipëri, 36% e meshkujve 15-49 vjeç janë duhanpirës. E thënë ndryshe, 1 në 3 meshkuj të kësaj grupmoshe janë të ekspozuar ndaj një prej faktorëve madh duhanpirjes në Shqipëri.

Megjithatë, këto shifra tregojnë për një prevalencë ende të lartë dhe MShMS synon në strategjinë kombëtare të shëndetësisë, që të reduktohet duhanpirja në popullatën shqiptare në masën nën 30% deri në vitin 2020.

Prevalenca ende e lartë e duhanpirjes në vend përbën një problem kompleks që ka pasoja jo vetëm në shëndetin publik, por edhe impakt negativ ekonomik për sistemin shëndetësor. Sepse kjo përkthehet në rrezik për rritjen e sëmundshmërisë kronike, që aktualisht përbën 89% të sëmundshmërisë në vend. Sëmundjet kronike nga ana tjetër, paraqesin kosto të larta për sistemin shëndetësor.

Ndërkohë, 25% e vdekjeve të parakohshme te meshkujt dhe 9.1% te femrat kanë si shkaktar duhanpirjen. Më shumë se 4000 vdekje çdo vit kanë shkaktar një sëmundje që ka si faktor risku duhanpirjen./l.m

Next Post
Studiuesit britanikë: Obeziteti më i rrezikshëm sesa duhanpirja

Studiuesit britanikë: Obeziteti më i rrezikshëm sesa duhanpirja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In