• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Forcohen kriteret për lejeqëndrimet e biznesmenëve të huaj

by A R
11/07/2016 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshimet në ligjin “për të huajt”, të miratuara të hënën nga komisioni parlamentar i Çështjeve Sociale dhe komisioni i Jashtëm synojnë forcimin e kritereve për pajisjen me leje të përhershme qëndrimi për biznesmenët e huaj që investojnë në Shqipëri.

Në prezantimin e projektit, zv/ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea tha se ndryshimet në ligj janë rezultat i ndryshimeve të ndodhura në flukset migratore, pasi ligji ekzistues ka paraqitur mangësi.

Ndryshimet, mes të tjerash, parashikojnë që një biznesmen i huaj mund ta përfitojë lejen e përhershme të qëndrimit në Shqipëri vetëm nëse ka investuar të paktën dy milionë euro dhe ka hapur minimalisht 100 vende të reja pune.

Në ligjin aktual, shuma e kërkuar e investimit ka qënë një milion euro, ndërsa numri i vendeve të punës vetëm 10 vetë. Po ashtu, ligji i ri ‘Për të huajt” krijon për herë të parë mundësinë që profesionistët e huaj të pavarur të ofrojnë shërbime në Shqipëri. Këta janë personat fizikë, të regjistruar si të vetëpunësuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, por që kanë një kontratë për ofrimin e shërbimeve me një përfitues në Shqipëri. (java / r.a)

Next Post

E rrallë / Në Kosovë lind viçi me dy gjini! (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com