• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Forcohen kriteret për avokat falas, ja kush përfiton sipas ligjit të ri

by A R
30/09/2017 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Individë të caktuar jo në pak raste mund të ndodhen në kushtet kur nuk përballojnë dot pagesën e një avokati për një çështje civile ose administrative. Në këto kushte është vetë shteti që siguron ndihmën juridike që u nevojitet individëve duke paguar avokatët nga buxheti përmes tarifave të paracaktuara.

Kushtet për avokatin falas
Sipas draft ligjit të ri janë disa kushte që duhet të përmbushen për të përfituar ndihmën juridike falas ku shumica lidhet me gjendjen ekonomike të personave të përfshirë në çështje.
Këto kritere janë:
a) të kenë një çështje civile ose administrative;

b) Të ardhurat mujore të personit të jenë nën pagën minimale, ose personi nuk është në marrëdhënie pune ose është ne pension;

c) Të ardhurat totale të familjes nuk kalojnë më shumë se 500.000 lekë në vit;

d) personi dhe familja që kërkon shërbimin ligjor nuk disponon pasuri të tjera përveç banesës në të cilën jetojnë.

dh) si dhe çdo rrethanë tjetër që e vendos personin në kushte pamundësie, për të siguruar privatisht një nga shërbimet e ndihmës juridike.

Si caktohet pagesa
Pagesa që bëhet nga buxheti ndaj atyre që bëhen pjesë e shërbimit të ndihmës juridike përcaktohet në bashkëpunim me disa palë të përfshira. Sipas draft ligjit të fundit për ndihmën juridike Drejtoria e kësaj ndihme në bashkëpunim dhe me Dhomën Kombëtare të Avokatisë përcaktojnë në bazë të vendimit të gjykatës, llojin e shërbimit, kushtet dhe orët e punës.
Tarifa minimale e një avokati për çdo lloj ndihme juridike parësore është 5.000 lekë kurse tarifa minimale e një Avokati për çdo lloj ndihme juridike dytësore është 40.000 lekë për secilën shkallë gjyqësore në të cilën çështja do të shqyrtohet.

Ligji
Sipas Ligjit në fuqi për Avokatinë në Republikën e Shqipërisë, në raste të veçanta të mbrojtjes së detyrueshme ose kur të interesuarit nuk janë në gjendje ekonomike për të siguruar mbrojtjen, me vendim të prokurorit ose të gjykatës, ndihma juridike jepet falas dhe shpenzimet përballohen nga fondi shtetëror i caktuar për këtë qëllim. Në të tilla raste shpërblimi i avokatit caktohet përkatësisht nga prokurori ose gjykata sipas tarifave./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Sherri, i riu kërcënon me armë, ja ku iu gjet pistoleta

Policia prangos të riun me armë në brez, por sendet që i gjetën në banesë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Studentët e maskuar nisin përsëri sulm ndaj Policisë, uniformat i përgjigjen me gaz e ujë dhe i rrethojnë nëpër rrugë!

Studentët e maskuar nisin përsëri sulm ndaj Policisë, uniformat i përgjigjen me gaz e ujë dhe i rrethojnë nëpër rrugë!

October 20, 2026
Shtetrrethimi në Paris, Franca dhe kryeqyteti nis të gjejë pak qetësi pas dhunës nëpër rrugë!

Shtetrrethimi në Paris, Franca dhe kryeqyteti nis të gjejë pak qetësi pas dhunës nëpër rrugë!

October 20, 2026
Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit?

Të maskuarit e vandalizuan, deputeti Shalsi për monumentin e ‘Lahutës së Malcis’: Si lufton për të ardhmen, kur s’njeh krenaritë e vendit?

October 20, 2026
Donald Trump dhe Michael Bloomberg rrisin shpenzimet përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

Donald Trump dhe Michael Bloomberg rrisin shpenzimet përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

October 20, 2026
Qetësohet sërish situata, një pjesë e protestuesve rikthehen para Kryeministrisë!

Qetësohet sërish situata, një pjesë e protestuesve rikthehen para Kryeministrisë!

October 20, 2026
Vandalizmi dhe anonimati në botën digjitale, a duhen kontrolluar rrjetet sociale?

Vandalizmi dhe anonimati në botën digjitale, a duhen kontrolluar rrjetet sociale?

October 20, 2026
Shtohen thirrjet në Iran për prodhimin e armëve bërthamore

Shtohen thirrjet në Iran për prodhimin e armëve bërthamore

October 20, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse Berisha i ndërseu median e familjes ambasadorit të SHBA?

October 20, 2026
Ishte i dehur, qytetari gjendet i shtrirë në “Sheshin Skënderbej”, Policia dhe qytetarët i vijnë në ndihmë!

Ishte i dehur, qytetari gjendet i shtrirë në “Sheshin Skënderbej”, Policia dhe qytetarët i vijnë në ndihmë!

October 20, 2026
Aleks Nikës nuk i thyen këmbën

Saliu i universiteteve

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com