• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Forcimi i lekut kundrejt euros një histori suksesi”, Tabaku për deklaratat e Ramës: Shifrat thonë komplet të kundërtën

by Java News
30/07/2023 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili ditën e djeshme e cilësoi forcimin e lekut kundrejt euros një histori suksesi.

Tabaku thotë se çdokush duhet të pyesë se a ka pasuruar zhvlerësimi Euros xhepat e shqiptarëve dhe bizneset?

Ajo thekson se deri më tani qeveria shqiptare ka grumbulluar 373 milion euro më shumë nga taksat si pasojë e zhvlerësimit të monedhës euro, pra më pak të ardhura në xhepat e qytetarëve.

Sipas saj, ky zhvlerësim që nuk është si pasojë e ekonomisë dhe as pasuron familjet shqiptare i duhet korrupsionit!

POSTIMI I PLOTË

Euro sot këmbehet sa 105 lekë, a ka pasuruar zhvlerësimi Euros xhepat e shqiptarëve dhe bizneset?

Këtë pyetje duhet të bëjë çdokush që habitet apo ndjen një farë krenarie që sot leku është më i fortë se sa euro. Nëse ky forcim ka pasuruar më shumë sipërmarrjet dhe familjet shqiptare padyshim që ky forcim i lekut është në të mirë të vendit tonë.

Por, shifrat thonë komplet të kundërtën e kësaj. Në fakt bizneset shqiptare që kanë punësuar familjet shqiptare kanë shpenzuar 31 milionë euro më shumë këtë vit nga zhvlerësimi euros. Kjo do të thotë më shumë kosto për bizneset, me gjasë ulje pagash dhe pse jo humbje vendeve të punës.

Ndërkohë që deri më tani qeveria shqiptare ka grumbulluar 373 milion euro më shumë nga taksat si pasojë e zhvlerësimit të monedhës euro, pra më pak të ardhura në xhepat e qytetarëve.

Pra, kujt i duhet ky zhvlerësim që nuk është si pasojë e ekonomisë dhe as pasuron familjet shqiptare? Padyshim korrupsionit! Padyshim një shteti të kapur që qarkullon miliona informale duke pasuruar një pakicë dhe mbajtur në varfëri një shumicë. Duke goditur shtresën e mesme dhe duke thelluar pabarazinë.

Histori suksesi kjo është veç për shtetin ndërkohë të penalizuarit e mëdhenj janë kompanitë që eksportojnë, turizmi vendas e i huaj e sigurisht emigrantët!

Mos harroni, korrupsioni godet çdo kënd njësoj pa dallime partie apo bindje politike. Korrupsioni merr paratë nga xhepi i çdo shqiptari pavarësisht nëse ka votuar PD apo PS, pavarësisht nëse beson që inceneratorët janë një vepër që pastron Shqipërinë apo nëse janë instalacionet e korrupsionit.

/f.stafa

Next Post
Detajet/ Vrau gruan në Maliq, policia: 55-vjeçari hapi zjarr ndaj efektivëve, më pas vrau veten

Detajet/ Vrau gruan në Maliq, policia: 55-vjeçari hapi zjarr ndaj efektivëve, më pas vrau veten

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In