Forcat speciale irakiane i vazhduan të shtunën operacionet në Falluxha, pasi deklaruan të premten se kontrolli i pjesës më të madhe të qytetit ishte marrë nga Shteti Islamik.
“Ne ju premtuam çlirimin e plotë të Falluxhës dhe e morën kontrollin e qytetit”, tha kryeministri irakian Haider al-Abadi.
Ai njoftoi në Twitter, se beteja e radhës është Mosuli. “Ne do ta mundim DAESH-in”, tha kryeministri irakian, citohet Koha. (b.an)