Forcat ruse ikën, pak orë më parë/ Flamuri i Ukrainës valëvitet sërish mbi centralin e Çernobilit

Flamuri kombëtar ukrainas u ngrit mbi termocentralin bërthamor të Çernobilit të shtunën në mëngjes në orën 11:00 lokale (08:00 GMT), ndërsa punëtorët kënduan himnin kombëtar dhe festuan largimin e trupave ruse që kishin pushtuar vendin për javë të tëra.

“Në ceremoninë e ngritjes së flamurit mori pjesë personeli operacional i stacionit, i cili ka siguruar dhe vazhdon të sigurojë sigurinë bërthamore dhe rrezatuese të objekteve gjatë kushteve të vështira të okupimit,” postoi Energoatom në kanalin e tij Telegram..

Kompania shtetërore bërthamore tha se të gjitha forcat ruse tani ishin larguar. Trupat ruse pushtuan për herë të parë stacionin e çmontuar në veri të Kievit muajin e kaluar pasi pushtimi u nis.

Ukraina thotë se po punon me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për të zbuluar se çfarë ndodhi në atë vend, ndërsa forcat ruse e kishin nën kontroll.

“Rusia u soll në mënyrë të papërgjegjshme në Çernobil për të gjitha arsyet, nga moslejimi i personelit të stacionit për të kryer funksionet e tyre deri te hapja e llogoreve në zonat e kontaminuara”, tha të premten ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba.

Next Post

Comments 1

  1. Lili says:

    I’a dorëzuan me dokumente për faqësuesit të OKB për çështjet bërthamore.Rusët mirë të gjitha centralet bërthamore të Ukrainës nën patronazh për t’ua dorëzuar autoriteteve ndërkombëtare,nga frika e shpërthimit të tyre.Më pas do të thonin se e bënë rusët.Janë rusët që këmbëngulën për t’i dorëzuar,jo ukrainasit.Kaq.e vërtetë është kjo sa fytyra e njërit prej përfaqësuesve të OKB nxiu kur ju dorëzua me procedurat ndërkombëtare.Kjo sipas CNN.Po kanë gënjyer ata po ju gënjej dhe unë,por nuk është 1 prill sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com