• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Forcat e errëta po përdorin mercenarë e minorenë”- Protesta, Demo njofton pezullimin 2 efektivëve të Policisë: Ligji do të jetë i barabartë për të gjithë! Prindërit…

by A. Q
16/10/2026 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka bërë të ditur se dy punonjës të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra për shkak të tejkalimit të kompetencave gjatë protestave në Tiranë.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Demo tha se është njohur me dy rastet përmes pamjeve të publikuara në media dhe rrjetet sociale, ndërsa ka kërkuar verifikimin e tyre nga strukturat përkatëse.

Demo tha se ka kërkuar që reagimi i policisë të jetë proporcional dhe brenda kufijve të ligjit, duke theksuar se do të hetohet çdo rast i tejkalimit të kompetencave nga efektivët.

“Ligji absolutisht do të jetë i barabartë për të gjithë, si për ata që, të motivuar politikisht, dhunojnë me synimin për të krijuar kaos në Shqipëri, ashtu edhe për uniformat të cilat tejkalojnë kompetencat e ligjit”, u shpreh ministri.

Demo akuzoi gjithashtu organizatorët e protestave për nxitje të akteve të dhunës ndaj policisë, institucioneve dhe pronës private. Ai theksoi se reagimi i forcave të rendit duhet të jetë proporcional dhe në përputhje me ligjin.

Ministri u bëri thirrje prindërve të mos lejojnë përfshirjen e të miturve në akte të dhunshme, ndërsa siguroi qytetarët se garantimi i rendit dhe sigurisë publike do të vijojë të jetë prioritet.

Next Post
Protesta studentore në gjithë Italinë, molotovë dhe fishekzjarrë drejt institucioneve, Policia ndalon 14 të rinj

Protesta studentore në gjithë Italinë, molotovë dhe fishekzjarrë drejt institucioneve, Policia ndalon 14 të rinj

Comments 1

  1. dino says:
    1 hour ago

    azhdoni ju hiani policet dhe lironi dhunuesit .Mire e ke zoti Demo

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com