Një sulm ajror i ushtrisë turke ka vrarë të paktën 36 persona në rajonin Afrin në Siri, thotë një grup monitorues.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se sulmi synonte të godiste një kamp në Kafr Jina në rajonin verior të Sirisë.
Trupat pro qeveritare siriane hynë në Afrin dy javë më parë në mbështetje të forcave kurde, duke luftuar ndaj ofensivës turke.
Qeveria siriane e ka denoncuar ofensivën turke si një sulm të ashpër mbi sovranitetin e saj dhe sipas mediave siriane, forcat u dërguan në mbështetje të kurdëve./a.m.