• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Forca Tokësore të Ushtrisë zhvillojnë stërvitjen “Mnela 21”/ Peleshi: FA më të afta dhe më të mirëpajisura

by Java News
29/09/2021 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Stërvitjes së përvitshme të batalionit të I të këmbësorisë në Vaun e Dejës sivjet iu bashkuan edhe dy batalione të tjera të Forcës Tokësore, ai i mbështetjes me luftim dhe i III i këmbësorisë.

Për më shumë se një javë, batalionet përveç aftësive për t’u zhvendosur larg venddislokimit të përhershëm, testuan në terren edhe veprimet kompaktësuese në nivel skuadre, toge, kompanie dhe batalioni.

Në përfundimin e stërvitjes “Mnela 21” mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili shoqërohej nga kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës Mark Babani, zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Manushaqe Shehu dhe komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Arben Kingji.

Ministri Peleshi dhe ushtarakët e lartë panë nga afër jo vetëm veprimet luftarake të ushtarëve në fushë-betejë, por edhe koordinimin e operacioneve nga shtabi i batalionit.

Ministri Peleshi vlerësoi rëndësinë e “Mnela 21” si pjesë e kalendarit të stërvitjeve ushtarake të NATO-s dhe vuri në dukje modernizimin vit pas viti të reparteve me armatime dhe pajisje, duke i bërë më të përgatitura forcat tona për të marrë pjesë në misione ndërkombëtare.

“Kjo është një stërvitje e NATO-s, një stërvitje që figuron në kalendarin e NATO-s dhe që meriton që të ketë një standard të denjë për këtë Aleancës. Nga stërvitja në stërvitje ne kemi rritje edhe të pajimeve edhe të logjistikës e të kushteve, por mbi të gjitha edhe të përgatitjes suaj, të ushtarakëve tanë, nga ushtari i thjeshtë deri tek shtabi. Kjo nuk është stërvitja e parë dhe as e fundit, por kjo stërvitje ka sjellë risi dhe një nivel më të lartë edhe për shkak se stërvitja “Defender 21” dhe të gjitha pjesëmarrjet tona në misionet ndërkombëtare na kanë rritur besimin se ushtria jonë e një vendi të vogël mund të jetë e denjë ta përfaqësojë vendin në misione ndërkombëtare, natyrisht të kryejë misione operacionale, luftarake, brenda dhe jashtë vendit në misione në kuadrin e NATO-s, BE-së, Kombeve të Bashkuara dhe organizmave të tjera ndërkombëtare.”- u shpreh ai.

Më tej, Peleshi falënderoi efektivët edhe për angazhimin e tyre gjatë situatës së zjarreve dhe i njoftoi ata për vendimin e qeverisë për t’i shpërblyer financiarisht.

“Një pjesë dërmuese nga ju morën pjesë dhe në përballimin e emergjencave civile, siç ndodhi dhe me emergjencën e zjarreve të gushtit. Për shkak të kushteve natyrore ne kemi emergjenca në verë dhe në dimër. Pa Forcat e Armatosura do të jetë e pamundur të përballojmë situata të tilla. Ndaj dhe shumë i merituar është vlerësimi që kryeministri i Shqipërisë i ka bërë Forcës Tokësore. Padyshim, nuk është më pak i rëndësishëm shpërblimi material që të gjithë pjesëmarrësit në këto emergjenca, mbi 2000 efektivë do të marrin, siç është vendosur në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të para pak javëve”, nënvizoi Peleshi.

Stërvitja “Mnela 21” shërbeu për të testuar dhe përmirësuar më tej aftësitë e batalionit të I të këmbësorisë si një repart i aftë për të realizuar operacione luftarake mbrojtëse.

g.kosovari
Next Post
“Shkoi me këmbët e saj në spital”, flet bashkëshorti i mësueses që humbi jetën në rrethana misterioze

“Shkoi me këmbët e saj në spital”, flet bashkëshorti i mësueses që humbi jetën në rrethana misterioze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr për drogën në Selanik, arrestohen dy shqiptarë, 30-vjeçari dhunon dhe policët

Sherr për drogën në Selanik, arrestohen dy shqiptarë, 30-vjeçari dhunon dhe policët

June 29, 2026
Pse Edi Rama e ktheu debatin mbi projektin e Zvernecit në një betejë politike?

Mblidhet Grupi Parlamentar i PS, Rama drejton takimin në prag të seancës plenare

June 29, 2026
Nga dhimbja familjare te momenti i lavdisë, historia prekëse e futbollistit të Kanadasë

Nga dhimbja familjare te momenti i lavdisë, historia prekëse e futbollistit të Kanadasë

June 29, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Protestat? Lamallari: Policia në gatishmëri të plotë! Huduti kërcënim për sigurinë, nxorëm urdhër dëbimi

June 29, 2026
Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

Miqësia me Amerikën, faktor vendimtar për mbijetesën dhe emancipimin e shqiptarëve

June 29, 2026
Tragjike në Jalë, 74-vjeçari gjendet i vdekur në hotel, dyshohet se goditi kokën kur…

Tragjike në Jalë, 74-vjeçari gjendet i vdekur në hotel, dyshohet se goditi kokën kur…

June 29, 2026
Mbreti i Panairit

Nga Homeri te Edi Rama

June 29, 2026
Kujdes me punën/ Java më e nxehtë astrologjike

Punë, para dhe dashuri, ja surprizat për 12 shenjat e zodiakut

June 29, 2026
Gjeneral Piro Ahmetaj: Rreziku i protestave nga Pelik(V)anët me mjekër!

Gjeneral Piro Ahmetaj: Rreziku i protestave nga Pelik(V)anët me mjekër!

June 29, 2026
“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

“Më quajnë tradhtar e sigurims”, Spaho shpërthen ndaj demokratëve: Rama nuk ikën se duan flamingot!

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In