Forca të shumta policie kanë ndërmarrë një kontroll blic në Elbasan, duke ‘blinduar’ lagjen “Skënderbej”, ku u ekzekutua në një atentat të mirë organizuar 41-vjeçari Everest Caka.
Mësohet se Oficerë të Krimeve të Rënda dhe Forcat Shqiponja po kryejnë kontrolle në disa ambiente.
Një person që dyshohet se ka dijeni për vrasjen e Everest Cakës është shoqëruar në Policinë e Elbasanit.
Nuk dihet ende se për çfarë dyshon policia që ka ndërmarrë sot këtë aksion, gati dy javë pas ekzekutimit të Çakës.
Deri më tani nuk ka asnjë autor të arrestuar për ngjarjen.
/b.h