• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Forca më e madhe? Besimi”, 12 vjet nga lumturimi i Nënë Terezës

by
19/10/2015 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënë Tereza mbush këtë të hënë plot 12 vjet që nga dita kur Papa Gjon Pali i dytë e lumturoi atë në Vatikan, në vitin 2003. Anjeze Gonxhe Bojaxhiu e njohur për këdo mbarë në botë si Nënë Tereza, themeloi Urdhërin e Dashurisë në vitin e largët 1951 për tu shërbyer të varfërve dhe fëmijëve të Indisë në qytetin e Kalkutës e më gjerë.

Në Tereza po aq, falë përkushtimit dhe dashurisë së saj të pakushtëzuar për njerëzimin, u nderua edhe me çmimin Nobel për Paqen, në vitin 1979. Në fjalimin e saj në ceremoninë e marrjes së cmimit e gjithë bota mësoi se Nën Tereza ishte shqiptare.

“Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Vizitën e saj në Shqipëri, pas rënies së diktaturës, një rregjimi që nuk e lejoi Nënë Terezën të shkeltë në tokën e saj për vite me rradhë, e bëri në vitin 1991. Me ardhjen e saj ajo hapi edhe në Shqipëri shtëpinë e Vëllezërve Misionarë të Bamirësisë.

Deri më 1996, Nënë Tereza ishte duke punuar në 517 misione në më shumë se 100 vende. Gjatë viteve, Bamiresia e Misionareve të Nënë Terezës u zgjerua nga dymbëdhjetë në mijëra persona që u shërbejnë “me të varfërve nga të varfërit” në 450 qendra në mbarë botën.
Nënë Tereza ka lindur në Shkup me 26 gusht 1910 në një familje kosovare dhe kur ishte 18 vjeçe u bë kandidate e Motrave të Loretos, të cilët kryenin misione humanitare në Indi. Gonxhja ishte fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës.

19 nëntori, dita e lumturimit të Nënë Terezës festohet si ditë kombëtare në Shqipëri, po aq edhe një ditë mjaft e rëndësishme në Indi, toka ku Gonxhe Bojaxhi, përmes punës dhe sakrificës së saj e bëri atë një figurë botërore të paqes, dhe i dha emrin Nënë Tereza.

Next Post

Era Istrefi apo të pasmet e Era Istrefit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com