• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Forca e Ligjit’ shënjestron të dënuarit e radhës/ I dërgon formularin Dashamir Gjokës dhe dy anëtarëve të familjes Hysenaj

by Java News
05/02/2020 11:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre persona të tjerë subjekt i ligjit special anti KÇK kane marrë formularët nga OFL dhe brenda 48 orëve duhet të justifikojnë pasurinë e tyre.

Agjentja e OFL në një dejklaratë për mediat bëri me dije se “sapo i ka nisur kërkesat me shkrim shtetasve Dashamir Gjokës, Edlir Hajrullës dhe Emilajno Hajrullës.

Dashamir Gjokës me banimn në Durrës i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerezore.

Emiljano Hysenaj, i dënuar në Gjermani për trafik narkotikesh e pastrim parash.

Edlir Hysenaj me lidhje familjare me Emiljanon pasi dyshohet se gezon pasuri te prejardhura nga krimi.

NJOFTIMI I PLOTE

Në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, në vijim të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL sapo i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

–  Dashamir  Gjoka, me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Itali për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore”.

– Emiljano Hysenaj, me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash.

– Edlir Hysenaj, banues në Durrës, me lidhje familjare me Emiljano H., pasi dyshohet se gëzon pasuri të prejardhura nga krimi.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili do të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre.
Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme e Ministrisë së Brendshme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti.
Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre. Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

g.kosovari

Next Post
Çuçi: Brenda 2020 të prekurit nga tërmeti do jenë strehuar në shtëpitë e reja, rimëkëmbja e plotë kërkon 5 vite

Çuçi: Brenda 2020 të prekurit nga tërmeti do jenë strehuar në shtëpitë e reja, rimëkëmbja e plotë kërkon 5 vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët ‘përpijnë’ masivin pyjor të Lofkëndit, ndërhyrja nga ajri nis sërish

Flakët ‘përpijnë’ masivin pyjor të Lofkëndit, ndërhyrja nga ajri nis sërish

August 6, 2026
Turistja gjermane humbi jetën në Palasë, Policia e Vlorës jep detaje: Dyshohet nga arresti kardiak

Turistja gjermane humbi jetën në Palasë, Policia e Vlorës jep detaje: Dyshohet nga arresti kardiak

August 6, 2026
Të huajt në Shqipëri arrijnë rekordin e gati 39 mijë shtetasve, 60% e tyre për të punuar

Të huajt në Shqipëri arrijnë rekordin e gati 39 mijë shtetasve, 60% e tyre për të punuar

August 6, 2026
Zjarret përhapen në disa fshatra në Gjirokastër, ndërhyhet me helikopter për shuarjen e flakëve

Zjarret përhapen në disa fshatra në Gjirokastër, ndërhyhet me helikopter për shuarjen e flakëve

August 6, 2026
Takimi Kurti-Abdixhiku pa një marrëveshje për institucionet e reja, mbahet sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Takimi Kurti-Abdixhiku pa një marrëveshje për institucionet e reja, mbahet sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

August 6, 2026
Përplasje Trump-Hegseth për mungesën e raketave? Reagon Shtëpia e Bardhë

Përplasje Trump-Hegseth për mungesën e raketave? Reagon Shtëpia e Bardhë

August 6, 2026
Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Presidentit Trump

Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri, pritet firma e Presidentit Trump

August 6, 2026
Vrau gruan e tij dhe dy vëllezërit në Patos, Sokol Hoxha ekstradohet në Shqipëri pas 30 vitesh

Vrau gruan e tij dhe dy vëllezërit në Patos, Sokol Hoxha ekstradohet në Shqipëri pas 30 vitesh

August 6, 2026
E mërkura me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Masa ajrore të nxehta dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për ditën e sotme

August 6, 2026
PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com