• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Forca e ligjit’ në Fier, sqarimi i policisë: Për grupin kriminal ka dy procedime penale

by Java News
22/11/2017 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi minimalist i dhënë nga Gjykata e Fierit për tre të arrestuari e operacionit “Forca e Ligjit” është interpretuar nga media si një vendim zbutës dhe një kontroll rutinë i policisë.

Por për këtë pretendim ka reaguar edhe Policia e Shtetit, e cila në një njoftim për mediat sqaron  “se për këtë grup kriminal ka dy procedime penale, një në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe një në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku kjo e fundit po heton për ‘Trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’”

“Në bazë të objektit të veprave penale të ndara në kapitujt e Kodit Penal, ‘Armëmbajtja pa leje’, ‘Prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike’, dhe ‘Përshtatje të ambienteve për tregtim të lëndëve narkotike’, janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Fier.

Ndërsa për grup të strukturuar kriminal mbi bazën e ligjit 1092, Antimafia, për pastrim te produkteve të veprës penale për ‘Trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’ janë referuar në datë 15.11.2017 dhe hetohen nga Prokuroria për Krimet e Rënda, Tiranë”, sqaroi policia.

Gjykata e Fierit la në ‘arrest shtëpie’ Kujtim Kuçin si person i paaftë për të qëndruar në burg, pasi është i paralizuar dhe lëviz me një karrige me rrota. Sakaq gjykata la në burg dy të arrestuarit e tjerë Dritan Tusha dhe Bashkim Ahmetaj.

Policia e Shtetit siguron se operacioni “Forca e Ligjit” do të vazhdojë edhe më me intensitet në ditët e muajt në vijim, për të goditur me ashpërsi çdo grup kriminal të përfshirë në listën e zezë të këtij operacioni, përmes bashkëpunimit intensiv me partnerët ndërkombëtarë.

a.ç

Next Post
Vende të lira pune në Hipoteka, hapet konkursi për drejtuesit e rinj

Ministrja Gjonaj furtunë shkarkimesh në zyrat e ZRPP-ve në Tiranë dhe Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In